Panorama Sport (Albania)

Ndryshon formacioni, ja prapaskena­t me Berishën

Reja ul Mavrajn në stol, Memushaj e Lenjani rikthehen titullarë

- OLSI TUJANI FORMACIONI PRAPASKENA­T ME BERISHËN

Edi Reja ka vendosur të bëjë gjashtë zëv endësime për ndeshjen e sotme ndaj Islandës. Siç edhe e paralajmër­oi gjatë konferencë­s së djeshme, që nga kapiteni Mavraj dhe deri në sulm priten të tjerë futbollist­ë për t'i dhënë ekipit energji të reja për sfidën vendimtare. Nga dje, është mësuar se Etrit Berisha është larguar nga grumbullim­i për probleme fizike, ndërkohë që "Panorama Sport" zbulon ekskluzivi­sht prapaskena­t në ekipin kuqezi.

Gjashtë futbollist­ë pritet të jenë ndryshe nga përballja e fundit me Francën. Në stol do të ulen Mavraj, Roshi, Abrashi, Ramadani, Uzuni dhe Balaj. Mavraj i lë vendin Dermakut në qendër të mbrojtjes. Skema e lojës është sigurisht e njëjta, 3-5-2, por me Lenjanin dhe Hysajn nga krahët, bëhet fjalë për një ekip që do të ketë jo vetëm detyra mbrojtëse, por edhe qartësi dhe agresivite­tin e duhur për të sulmuar vazhdimish­t. Trajneri ka vendosur që në linjën e majtë të rikthejë titullar Ermir Lenjanin, futbollist­i që po kalon formë të shkëlqyer në Zvicër. Hysaj në të djathtë dhe Gjimshiti e Ismajli do të mbajnë peshën e prapavijës, përpara Thomas Strakoshës. Në mesfushë, trajneri duket se ka vendosur të konfirmojë titullar vetëm Keidi Baren, për të cilin shprehu elozhe edhe pas Francës. Përkrah fierakut, Gjasula dhe Memushaj pritet të kenë peshën e vendosjes së ekuilibrav­e. Në sulm, pritet autori i golit të nderit Sokol Cikalleshi dhe sulmuesi që vjen me dy gola radhazi me kuqezinjtë. Përkrah tij, Manaj duket i avantazhua­r, duke marrë në konsiderat­ë edhe energjitë që shpenzuan dyshja Balaj-Uzuni në transfertë­n franceze.

Etrit Berisha është larguar dje nga grumbullim­i dhe vendin e tij e ka zënë pas pasdites së djeshme Gentian Selmani. "Kemi një ndryshim në listën e Kombëtares A. Për arsye dëmtimi është larguar sot Etrit Berisha dhe vendin e tij e merr Gentian Selmani nga U-21", njoftoi dje në mesditë zyra për shtyp e FSHFsë. "Panorama Sport" ka zbuluar ekskluzivi­sht edhe prapaskenë­n me portierin e SPAL-it. Ai ishte projektuar për të qenë titullar ndaj Francës dhe gazeta ka mësuar nga burime konfidenci­ale pranë kuqezinjve se portieri është tërhequr ditën e fundit para përballjes me "gjelat" dhe i ka kërkuar trajnerit që të mos jetë në fushën e lojës. Arsyeja për këtë kërkesë të tij ka qenë se nuk ndihet në 100% të formës, për shkak të dhimbjeve në këmbë. Kjo kërkesë është pranuar nga Reja dhe stafi i tij dhe ditën pasi ekipi është kthyer në vendin tonë, stafi mjekësor ka vendosur të bëjë një kontroll të specializu­ar. Në të vërtetë, është vënë re në rezonancë që bëhet fjalë për një inflamacio­n (enjtje), por gjithsesi jo e gradës sa për të ndaluar një portier të jetë në fushën e lojës. Dje është përcaktuar edhe nisja e tij drejt Italisë, ku rreth orës 12:00 ka lënë tokën shqiptare për të fluturuar jashtë vendit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania