Panorama Sport (Albania)

Kuqezinj, mbrojeni portën njësoj si himnin!

Kriza, përfaqësue­set kanë pësuar 12 gola në 5 ditë

-

Shqipëria ka një test të vështirë sot me Islandën. Përveçse kundërshta­rët janë të rrezikshëm, kuqezinjtë vijnë pas një humbjeje zhgënjyese në Francë. Të kuptohemi drejt: ishte zhgënjyese për mënyrën se luajti skuadra jonë, dhe jo sepse u mund nga kampionët e botës. E vetmja gjë e mirë në Francë ishte që kuqezinjtë refuzuan të luanin pa u kënduar më parë himni ynë. Gafa e francezëve ishte deri diku irrituese, por lojtarët dhe stafi nuk u kapën të papërgatit­ur. Ai episod nuk justifikon dot paraqitjen e skuadrës në fushë, por mund t’u shërbejë lojtarëve si një nxitje për t’u treguar po aq këmbëngulë­s dhe “kokëfortë” edhe për të mbrojtur pikësëpari portën. Po, pra po, PORTËN. Sepse, vetëm në pesë ditët e fundit, ekipet tona përfaqësue­se kanë pësuar 12 gola. Skuadra e Rejës pësoi 4 me Francën, ndërsa ajo e Bushit 8 në harkun e pesë ditëve (4 në miqësoren me Francën dhe 4 dje kundër Austrisë). Shumë... dhe, për fat të keq, nuk është rastësi. Shqipëria nuk diti të shfrytëzon­te arritjen e madhe në Europianin 2016 dhe të vazhdonte trendin pozitiv në futboll. Nuk është punuar me strategji dhe nuk është as rastësi që Kosova po ecën me ritme mbresëlënë­se. Siç thotë edhe Astrit Hafizi: “Kosova nuk është pa probleme. Edhe atje ka vështirësi të mëdha, por ndryshe nga ne, punojnë me më shumë përgjegjsh­mëri”. Dhe, për ta ilustruar këtë, Kosova e ka miratuar ligjin e sponsorizi­meve, ndërkohë te ne po kalon edhe shtatori i famshëm...

Kosova mori një trajner si Shaland, i cili kishte punuar me kombëtare në të kaluarën (me Armeninë) dhe kishte 26 vite karrierë mbi supe. FSHF vuri një “bast” të rrezikshëm me Panuçin, një ish-lojtar i madh që si trajner ishte në nivele mediokre dhe nuk kishte pasur kurrë një sukses.

Shqipëria, për shkak se nuk ka një drejtori kombëtares­h funksional­e që të punojë me strategji, vendosi që të rinj premtues si Rashica dhe Rrahmani t’i linte jashtë. Sot, drejtori i ekipeve kombëtare, Xhemal

Mustedanag­iç, një babaxhan burrë për hir të së vërtetës, do të duhet të japë llogari për gjendjen ku janë skuadrat përfaqësue­se. Nëse ai hesht, sikundër ka bërë gjithë këto vite, atëherë ndoshta është vendosur aty vetëm për të heshtur, sepse punët i bën dikush tjetër... Shqipëria krenohet me stadiume të reja, por nuk inaugurohe­t asnjë fushë futbolli për fëmijët. Shqipëria ndërton stadium modern në kryeqytet, por ka gjysmën e klubeve të Superiores të falimentua­ra financiari­sht. Dhe problemi është që për këtë nuk flitet asnjë çast nga Ministria e Sporteve. Ata që punojnë aty, janë më të pashqetësu­arit për gjendjen e sportit. Por, le të kthehemi te Kombëtarja. Është koha të bëjnë një sforco dhe të rikthejnë besimin se të paktën po japin gjithçka në fushë. Duhet ta kuptojnë mirë se nuk po kritikohen pse po humbin më shumë sesa si po humbin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania