Panorama Sport (Albania)

Mavraj, replikë me Vatën: Më sulmo mua, jo Kombëtaren

“Nëse nuk u gjuan shokëve të mi, atëherë unë jam mirë”

- OLSI TUJANI

Mërgim Mavraj tre gohet i kujdesshëm në përgjigjen e dytë që i jep Rudi Vatës. Këtë herë ai preferon të bëjë mburojën për skuadrën, duke pranuar momentin e vështirë të kuqezinjve dhe duke u bërë apel të gjithëve, përfshi edhe Rudi Vatën sigurisht, që të mbështesin Kombëtaren. Natyrisht, nëse shikon fjalët e përzgjedhu­ra nga kapiteni i Shqipërisë për ish-kapitenin e kuqezinjve, dallohet qartë edhe shigjetimi për shkodranin, por më i moderuar. “Kombëtarja është në një moment të vështirë. Nuk dua t’i përziej hallet e Kombëtares me hallet e mia personale”, thotë Mavraj për “Panorama Sport”. Deri këtu gjithçka në rregull. Duket si një tërheqje me stil e qendërmbro­jtësit, duke qenë se sot përfaqësue­sja luan një ndeshje delikate me Islandën. Po më tej?

Mavraj ka edhe një mesazh tjetër për Rudi Vatën, i sofistikua­r, por i qartë. “Nëse më gjuan mua, por jo shokëve të mi, atëherë unë jam mirë”. Kjo është përgjigje nga ato të stilit “Murinjo”, kur kërkonte të jepte mesazhe të koduara për publikun, por ndërkohë ishte i gatshëm të mbante për vete peshën më të rëndë të kritikave. Po cili është mesazhi i Mavrajt në fjalinë e dytë? Me shumë gjasë, ai po i thotë Vatës se po na sulmon në një moment kritik. Po na sulmon të gjithëve në një formë, por meqenëse e ke kapur me mua, atëherë jam gati të duroj. Të paktën deri sa të kalojë edhe kjo ndeshje...

ZHGËNJIMI - Mavraj nuk ka dashur ta zgjasë polemikën me Vatën dhe ka preferuar të japë një mesazh vetëm me dy fjali. Nga ana tjetër, burime pranë ekipit kombëtar dhe njerëzve që rrinë pranë Mavrajt, bëjnë me dije se mbrojtësi ka mbetur i zhgënjyer edhe nga reagimi i opinionit publik, por mbi të gjitha i disa personalit­eteve të futbollit në Shqipëri. Ai ka pritur që dikush në Shqipëri t’i dilte në krah Kombëtares

gjatë këtyre ditëve, por pse jo edhe kapitenit të saj dhe të kërkohej pak më shumë gjakftohtë­si e më shumë mirëkuptim për një humbje të pësuar kundër kampionëve të botës në Paris. Mavraj e ka pritur edhe një lloj mbështetje­je për të gjithë ata që kanë dhënë kontribut në ekipin kombëtar dhe të mos kryqëzohen pa masë sa herë që gjërat nuk shkojnë mirë. Por, ka mbetur disi i zhgënjyer që asnjë nga këto nuk ka ndodhur.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania