Panorama Sport (Albania)

“Luftën nuk e kam fituar me pasaportë jugosllave”

-

Rudi Vata iu përgjigj ashpër Mërgim Mavrajt pas reagimit të këtij të fundit në rrjetet sociale me një foto ku theksonte se njeh vetëm Fatmir Vatën. Ish-kapiteni i Kombëtares, në një bisedë për "Panorama Sport", i kujton mbrojtësit kuqezi se nuk e njeh historinë dhe se qëndrimi i tij në skuadër është vetëm humbje kohe. "Personalis­ht mundohem që njerëzit të mos i ofendoj dhe mos t'i injoroj. Mund të ketë shumë njerëz që nuk i pëlqej, por të paktën nuk mundohem t'i ofendoj. E kuptoj momentin e vështirë që po kalon Mavraj, sepse ka dy vite që nuk luan. Unë faktikisht këtë lojtar e kam mbështetur kur ka qenë në ditët e tij më të mira, por tani ka ardhur një moment që prania e tij në ekipin kombëtar është humbje kohe. E them këtë, sepse Kombëtarja jonë është në krizë totale dhe ka nevojë për një rifreskim. Duke qenë se duhet një rikompozim total, një prej lojtarëve që i ka kilometrat e mbaruara është Mavraj. Sinqerisht, nuk dua të më njohë fare, por dashje pa dashje ai mua më njeh, sepse jam shqiptar dhe kapiten i Kombëtares shumë kohë përpara tij, madje në periudhën më të vështirë. Kam dalë jashtë shtetit si një burrë i fortë dhe patriot, duke fituar të drejtën time në Europë përmes luftës së sakrificav­e. E kam fituar këtë luftë me pasaportë shqiptare dhe jo me pasaportë jugosllave. Jam arratisur drejt Francës me pasaportë shqiptare dhe kam përfaqësua­r kombin tim si i miri i të mirëve. Nëse Mërgimi nuk e njeh historinë e shqiptarëv­e të suksesshëm, atëherë nuk është problemi im, por injoranca e tij. Shqiptari i parë i suksesshëm që ka fituar një trofe në vitin 1995 në Europë jam unë. Nuk është faji im që injoranca karakteriz­on Mërgimin", ka thënë Vata një ditë më parë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania