Panorama Sport (Albania)

Shpresat në krizë, thyhen me poker në ditën e letrës

Gafa pa fund në mbrojtje, Austria e mbyll sfidën për 9 minuta

- ZAMIR QYPI

Kombëtarja Shpresa thellon krizën e re zultateve, teksa edhe dje në Durrës pësoi një humbje të rëndë ndaj Austrisë, me shifrat 0-4. Nuk mjaftoi as letra motivuese e trajnerit Alban Bushi para ndeshjes që të besuarit e tij të bënin një lojë dinjitoze në stadiumin "Niko Dovana". Bushi ishte munduar që krahas shpjegimit të skemës, të jepte disa udhëzime bazë dhe të motivonte lojtarët me fjalë që mund t'u preknin sedrën, por më kot, pasi në fushë kuqezinjtë ishin për turp. Katër gola të pësuar dhe një mbrojtje e shpërfytyr­uar, me gafa të denja për futbollin amator. Gabime në vendosje dhe individual­e. Austria e mbylli ndeshjen për tetë minuta, ku shënoi edhe dy gola.

PJESA E PARË - Bushi kishte hedhur në fushë një formacion sulmues, me dyshen Broja- Ademi, të cilët mbështetes­hin nga Kolaj. Skema 3-5-2 bëri efekt negativ që në start, pasi Shqipëria ishte e vendosur keq në mbrojtje, duke lënë hapësira të frikshme për Austrinë. Maloku, Mersinaj dhe Bajrami nuk u përshtatën dhe, pa kaluar 6 minuta lojë, kuqezinjtë e pësojnë nga zhvillimet e një goditjeje dënimi, ku pas krosimit në zonë dhe devijimit të topit me kokë, është Raguz për austriakët që nuk fal. Ky gol i shpejtë i miqve shpërqendr­on totalisht 21- vjeçarët shqiptarë, të cilët lënë shumë hapësira mbrapa dhe e pësojnë pas vetëm dy minutash. Një gabim në qendër të mbrojtjes kthehet në gol nga Lovriç, i cili ndjek topin që përplaset në shtyllë dhe nuk e ka të vështirë të shënojë. Të shokuar pas dy golave, kuqezinjtë gjejnë forca për të reaguar dhe protagonis­t me dy raste të pastra bëhet sulmuesi i Çelsit, Armando Broja. Portieri austriak i mohon golin Brojës dhe më pas bën të njëjtën gjë pas goditjes së Muçollit. Më pas është portieri Selmani që bën heroin e Shqipërisë, teksa në dy raste me pritjet e tij eviton golin e tretë të Austrisë. Kuqezinjtë mundohen ta shkurtojnë diferencën, por Muçolli, Kolaj dhe Broja nuk gjejnë dot rrjetën. PJESA E DYTË - Bushi bën

dy ndryshime, teksa fut Xhixhën e Zenullahun dhe lë në dhomat e zhveshjes Shehun dhe Ademin. Shpresat ushtrojnë presion të vazhdueshë­m në kërkim të golit, por janë të paqartë përpara portës. Madje, në minutën e 52-të, ka pretendime për një penallti në favor të Shqipërisë, por arbitri finlandez vazhdon lojën. Mala lë fushën i dëmtuar, ndërsa Bushi provon me tre sulmues: Xhixha-Broja-Vrioni. Megjithatë, një gabim i mbrojtësit Bajrami hedh në erë gjithçka, pasi Austria shënon golin e tretë me Baumgartne­r. Nuk kalojnë as dy minuta dhe miqtë realizojnë edhe golin e katërt.

 ??  ?? Çast nga ndeshja e djeshme në Durrës FOTO F.Hazisllari
Çast nga ndeshja e djeshme në Durrës FOTO F.Hazisllari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania