Panorama Sport (Albania)

“Luftë” në stërvitje, Torasa thuajse gati

Argjentina­si sot do të testojë veten, mungon “bomberi” Halili

- ADELA MERKO

Ritëm dhe nerv në stër vitje. Shtimi i konkur rencës ka rritur ndjeshëm agresivite­tin te Tirana. “Lufta” për një vend në formacion dhe mbi të gjitha për të bindur Ardian Memën ka bërë që lojtarët të mos kursehen në fushë. Përplasjet po bëhen të zakonshme te bardheblut­ë. Ka duel të ashpër në çdo dyluftim e për çdo top, aq sa në momente kalohet edhe masa me ndonjë ndërhyrje të ashpër. Klubi ka pasuruar ndjeshëm organikën, ndaj askush nuk e ka më të lehtë që të marrë një fanellë titullari te kryeqyteta­sit. Java ka nisur mirë, aq sa trajneri e ka të vështirë që të vendosë për 11-shen. Sot ose nesër mund të zbardhet diçka, por pa frikë mund të thuhet që tani se një pjesë e mirë e futbollist­ëve nuk e ka vendin e sigurt. Derisa kërkohet titulli dhe klubi ka investuar miliona, duke marrë “yjet” e Kategorisë Superiore,

rivaliteti është i pashmangsh­ëm. Kampionati ka hyrë në një fazë realisht interesant­e dhe duke filluar nga java e 4-t, gabimet duhet të minimizohe­n, për të mos thënë të zhduken. Me 7 pikë të mbledhura në 270 minuta, në klub janë të kënaqur. Por, e kanë të qartë se prova e vërtetë do të nisë tani. Me Skënderbeu­n nuk ka vend për blofe. Trepikëshi është detyrim. Dhe me Kristi Vangjelin apo Tefik Osmanin që e njohin mirë kundërshta­rin, realizimi i misionit do të jetë i mundshëm. Krizës së korçareve (prej dënimit të UEFA-s) te Tirana nuk i zënë besë, ndaj kërkohet mobilizim maksimal. RIKTHIME DHE MUNGESA

Stafi teknik mund të marrë një superdhura­të para këtij 90minutësh­i. Agustin Torasa është thuajse gati. Ndonëse dje zhvilloi stërvitje i veçuar, sot ka marrë leje nga mjekët që mund

t’i bashkohet grupit. Dhe nëse prova rezulton pozitive, atëherë Ardian Mema do të ketë një alternativ­ë më shumë për ofensivën. Dhe jo një lojtar dosido, por nga ata që dinë të bëjnë diferencën sa herë ka topin në këmbë. E megjithatë, jo gjithçka ka shkuar “fjollë” në këtë ditë

të parë stërvitjej­e. Mungonte Grent Halili, heroi i 270 minutave të para me 3 golat e shënuar. Sulmuesi po kalon një gjendje gripale, ndaj është parë e udhës që të pushojë. Mbetet për t’u parë nëse sot do të rikthehet, në të kundërt edhe reparti i avancuar do të ndryshojë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania