Panorama Sport (Albania)

Luftëtari, largohet lojtari i ardhur nga Greqia

Realdo Fili beson te kthesa: Fitojmë me Flamurtari­n

- Tomor shehu

Bledi Muça nga sot nuk do të jetë më pjesë e Luftëtarit. Këtë e konfirmon presidenti Bekim Halilaj. Për “Panorama Sport” ai shpjegon edhe arsyet e “divorcit” me një nga lojtarët e afruar vetëm gjatë merkatos së vetës. “Muça ka prishur në mënyrë të njëanshme kontratën me Luftëtarin. Për këtë ai do të ndëshkohet në rrugë ligjore. Te Luftëtari nuk ka dhe nuk do të ketë vend për futbollist­ë që nuk respektojn­ë kontratën dhe u pëlqen një tjetër mënyrë të jetuari”, saktësoi numri një i klubit.

FILI – Përtej largimeve, Realdo Fili beson te kthesa. Sulmuesi mendon që këtë sezon, skuadra do të ketë një ecuri të ndritur. Në një bisedë me gazetën, ai tregon edhe arsyet që e çuan drejt rinovimit me bluzinjtë. “Nuk hezitova aspak që të rinovoj. Projektet e drejtuesve të rinj më bindën për të vijuar aventurën me Luftëtarin. Me kontributi­n tim si sulmues dhe me ndihmën e shokëve, do të bëj më të mirën time për të përmbushur objektivat si ekip në këtë edicion futbollist­ik. Unë jam lojtar sulmues dhe lumturohem kur shënoj”, ka thënë Fili. Luftëtari në këtë start sezoni ka pësuar 7 gola dhe

ka shënuar vetëm 1. Rezultatet negative “të arkivuara” pas tri javëve si dhe atmosfera e nderë që ka pllakosur kampin gjirokastr­it, për fierakun shumë shpejt do të hidhen pas krahëve. “Të shtunën do të luajmë me Flamurtari­n. Ky është një takim për t’u fituar.

Me frymën e grupit dhe më idetë e reja të stafit teknik, në fushë do të futemi vetëm për fitore. Grupi është i vetëdijshë­m se nuk do ta kemi aspak të lehtë përballë vlonjatëve, por tri pikët janë detyrë shtëpie për ne”, përfundoi sulmuesi.

 ??  ?? Bledi Muça
Bledi Muça

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania