Panorama Sport (Albania)

Khalid zbarkon në Durrës, firmos dhe prezantohe­t te Teuta

Shkëmbi ka dilema, tre lojtarë i prishin planet

- Zamir Qypi

Basit Abdul Khalid vjen më në fund në Durrës. Pasi ka siguruar vizën dhe lejen e qëndrimit, asgjë nuk mund ta pengonte sulmuesin që të zbarkonte në Shqipëri. Lojtari i ardhur nga Prishtina nis zyrtarisht rrugëtimin me Teutën. Pasi ka firmosur kontratën, ganezi edhe është prezantuar. Pritshmëri­të ndaj 23vjeçarit janë të mëdha, e megjithatë mbetet vetëm që ai të nisë stërvitjen me grupin dhe të ingranohet. Mbetet për t’u parë nëse do të debutojë kundër Vllaznisë, gjithsesi vendimi do të merret pasi të shihet gjendja e tij fizike.

STËRVITJA - Pas pushimit të së dielës, Teuta ka rifilluar nga puna. Me një seancë të zhvilluar pasdite ka startuar zyrtarisht edhe java anti-Vllazni. Vështirësi­a është e madhe, sidomos kur dihet që përballë kanë një kundërshta­r “të etur” për pikë. Megjithatë, të besuarit e Bledi Shkëmbit besojnë se do t’ia dalin. Skuadra po punon intensivis­ht, ndonëse grupi nuk do të jetë i plotë. Tashmë që kampionati do të hyjë në një fazë interesant­e, gabimet janë thuajse të ndaluara. Seanca e djeshme ka nisur me ritëm, ku fillimisht kanë zhvilluar ushtrime të ndryshme me përkatësit atletikë dhe më pas gjithçka është zhvendosur në punën me top. Aspekti tekniko-taktik dhe ushtrime të ndryshme në veprime ofensive dhe difensive kanë qenë në fokusin e trajnerit. Por ajo që ra në sy ishte që repartet punuan të veçuara. Mesfusha është sektori që po merr vëmendjen më të madhe. Të paktën kjo u kuptua, ndërsa trajneri kërkonte më shumë qarkullim topi, vertikaliz­ime dhe inkursione nga lojtarët anësorë. Bledi Shkëmbi pret me ngulm që skuadra të vijojë me rezultatet pozitive, por njëherësh të ruajë edhe lojën e bukur që dhuroi në tri ndeshjet e para.

Situata - Durrsakët as këtë javë nuk do të jenë më të plotë, pasi mbrojtësi Fabjan Beqja është i dëmtuar dhe po vijon procesin e riaftësimi­t, ndërsa Kallaku nuk do të jetë gati për këtë ndeshje. Arbër Çyrbja duket se nuk ka probleme që mund të shqetësojë stafin teknik, megjithatë nuk mund të thuhet me siguri nëse do të jetë gati. Gjithsesi, ai është nën mbikëqyrje­n e stafit mjekësor dhe në ditët në vijim do të vendoset.

 ??  ?? Khalid gjatë prezantimi­t si lojtar i Teutës
Khalid gjatë prezantimi­t si lojtar i Teutës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania