Panorama Sport (Albania)

Ethemi fut në “stres” Kukësin, nuk po stërvitet prej... gjurit

Ankth për mesfushori­n, vetëm pasi të kryejë rezonancën do të zbulohet diagnoza

- KUNDËRSHTA­RI RIKUPERIME­T Skerdilaid Sulozeqi

Kukësi ka vuajtur mungesa në startin e këtij sezoni, ndërsa ka bërë llogaritë pa Besar Musollin të dëmtuar dhe Bruno Lulajn të pezulluar. Por, duket se shqetësime­t nuk kanë të ndalur. Gjatë këtyre ditëve është një tjetër futbollist mjaft i rëndësishë­m, i cili ka shfaqur probleme. Bëhet fjalë për mesfushori­n Valon Ethemi. U bënë ditë që nuk del në stërvitje, për shkak të një dëmtimi në gju. Kjo situatë ka alarmuar stafin mjekësor dhe atë teknik, pasi 21-vjeçari ka shfaqur një formë mjaft të mirë në tri ndeshjet e luajtura, madje në dy të fundit, në mungesë të Musollit, ai u gradua edhe kapiten. I riu ka kryer disa vizita, por akoma nuk ka bërë skanerin. Nëpërmjet ekografive do të përcaktohe­t diagnoza. Çështjet e gjunjëve janë gjithmonë delikate, megjithatë drejtuesit shpresojnë që të mos ketë diçka serioze. Me shumë gjasa ai nuk do të luajë në sfidën kundër Bylisit, por gjithsesi në ditët në vazhdim do të zbulohet fiks dëmtimi që ka, gjithnjë nëse e ka, si edhe koha që do t’i duhet për t’u rikuperuar. Ethemi është një prej lojtarëve më të rëndësishë­m të rinj të Kukësit, forma e tij ka ardhur gjithmonë në rritje. Ai ka luajtur plot 69 takime në kampionat me Kukësin në dy sezonet e shkuara dhe nisjen e sezonit të ri aktual.

Kukësi ishte një prej skuadrave më të komentuara në nisje të këtij sezoni dhe jo vetëm prej largimeve me peshë, por edhe afrimeve “big” që pati në merkato. Të shumtë ishin skeptikët, por rrugës, veç pikëve që morën, zhvilluan lojëra të bukura dhe futbollist­ët treguan vlera. Me 7 pikë në 270 minuta, blutë e veriut janë në krye të tabelës. Por, tashmë kërkohet vazhdimësi, ndaj edhe trajneri po vijon punën për takimin e fundjavës kundër Bylisit. Paraqitja e fundit të kundërshta­rit (të cilët fituan 03 në Korçë), nuk ka kaluar pa u vënë re nga nënkampion­ët. Ndonëse Kukësi po kalon një formë të mirë dhe po shkon drejt konsolidim­it të plotë, Shpëtim Duro ka kërkuar nga skuadra impenjim maksimal në stërvitje dhe mbi të gjitha vlerësim të ballshiotë­ve. Ata duhet të jenë gati në çdo aspekt për këtë transfertë. Dihet që rivali i kësaj jave ka një tifozëri “të nxehtë” brenda në shtëpi dhe drejtuesit e Kukësit i kanë marrë parasysh të gjitha elementet “pro” vendësve.

Verilindor­ëve u është rikuperuar plotësisht kapiteni Besar Musolli dhe rikthehet Bruno Lulaj, i cili ka munguar në dy takimet e mëparshme, për shkak të kartonit të kuq të marrë ndaj Partizanit. Ndërsa duhet parë gjendja e Valon Ethemit, i cili me shumë gjasa humbet sfidën e fundjavës, gjithashtu mungesë tjetër Kukësi ka Olsi Teqen, i cili është skualifiku­ar me dy ndeshje nga Komisioni i Disiplinës, për shkak të deklaratav­e për çështjen e arbitrave para ndeshjes me Laçin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania