Panorama Sport (Albania)

Zhbllokimi i sulmit, në Ballsh tani duan “kokën” e Kukësit

- Erjon Saliu

Bylisi është i gjithi i përqendrua­r te Kukësi. Pasi mposhtën Skënderbeu­n në transfertë, tashmë ka ardhur koha që të marrin të parin trepikësh në “Adush Muça”. Të lehtë nuk do ta kenë, e sidomos kur dihet potenciali dhe synimet që kundërshta­ri ka. Por, kjo gjë nuk e step aspak ekipin e drejtuar prej Veljko Dovedanit. Ata do të futen në fushe me idenë e qartë për të vijuar me rezultate pozitive. Skuadra ka zbritur dje në fushën e stërvitjes, duke nisur zyrtarisht javën anti-Kukës. Skuadra është grumbullua­r, duke i kushtuar rëndësi të veçantë këtij 90-minutëshi që përkon edhe me rifillimin e sezonit pas pauzës. Me rezultatet e arritura së fundmi, edhe tifozët kanë rritur dukshëm interesin për skuadrën e tyre të zemrës. Pritet që këtë fundjavë të jenë të shumtë, ndryshe nga takimi me Vllazninë, ku munguan edhe prej temperatur­ave të larta. E fundit herë që këto dy ekipe janë ndeshur me njëra-tjetrën, përkon me sezonin 2015-2016. Ishte 2 prilli i 2016-ës, kur ballshiotë­t mposhteshi­n në shtëpi me rezultatin 2-0. E megjithatë, tashmë është tjetër “melodi”. Ekipi vjen pas një fitoreje bindëse në Korçë, ndërsa miqtë pas barazimit me Laçin në “shtëpi”. Por, më shumë se morali, mallakastr­iotët lakmojnë zonën “Euro” këtë vit. Ndaj, për të dëshmuar që janë vërtet pretendent­ë, duhet ta tregojnë përballë nënkampion­ëve në fuqi të vendit. Grupi nuk do të jetë i plotë dhe kjo dihet, pasi Antoni dhe Hadroji mungojnë dhe për këtë shkak nuk ishin as dje në stërvitje. Megjithatë, janë rikuperuar Goxha e Bajramaj. Pritshmëri­të janë të mëdha prej sulmit dhe fakti që Guindo u zhbllokua ndaj korçarëve, Mishel shënoi në miqësorë përballë Apolonisë, jep shpresë që edhe golat nuk do të mungojnë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania