Panorama Sport (Albania)

Adrenalina e Ramadanit: Vllazni, dua të lë gjurmë

Mesfushori: Jam rikuperuar, nuk luftojmë për mbijetesë

- Admir Uruçi

Mesfushori shkodran, Behar Ramadani, i ardhur këtë verë te Vllaznia dëshiron që të bëjë një sezon si protagonis­t me ngjyrat kuqeblu. Pasi e ka kaluar plotësisht dëmtimin, ai pritet të luajë si titullar në ndeshjen e radhës ndaj Teutës. Megjithatë, këtë vetë Ramadani ia lë në dorë trajnerit Mirsad Jonuz, i cili pret shumë prej tij. Mesfushori që më shumë në karrierën e tij ka kontribuua­r për Luftëtarin e Gjirokastr­ës, shpreson që këtë herë të nderojë fanellën kuqeblu.

Sa i kanë vlejtur skuadrës dhe personalis­ht juve Ramadani, këto ditë të ndërprerje­s së kampionati­t?

Mendoj se ekipit i ka vlejtur shumë për t'u konsolidua­r sa më mirë. Por edhe për faktin se disa nga lojtarët e ardhur të arrijnë që të marrin formën e duhur. E pranoj, për mua ka qenë ndoshta më shumë i vlefshëm sesa për ekipin, pasi kam ardhur nga një dëmtim dhe këto ditë ishin të nevojshme për t'u kthyer bindshëm në stërvitje dhe për t'u përshtatur me skuadrën, pasi vija pas një pushimi të gjatë.

I gatshëm tani Ramadani për të qenë pjesë e skuadrës?

Mendoj se jam i gatshëm për të qenë pjesë e ekipit. Nga dita në ditë dhe nga java në javë gjendja ime fizike po përmirësoh­et. Shpresoj që më shpejt të shkoj aty ku edhe unë dua. Por sesa do të jem i nevojshëm për ekipin, këtë e di vetëm trajneri, i cili na shikon që të gjithëve në stërvitje dhe vlerëson më drejt gjendjen tonë.

Si e shikoni Vllazninë e këtij sezoni? Mund të jetë sërish ndër skuadrat që do të vuajë për mbijetesë?

Ne e kemi mirë të ngulitur në mendje se Vllaznia do të jetë krejt ndryshe nga herët e tjera. Mendoj se diferencat janë të vogla mes ekipeve. Ashtu siç mund të humbasësh

në fushën tënde, ashtu edhe mund të fitosh, apo mund të marrësh pikë në fushën kundërshta­re. Prandaj e shikoj një sezon të fortë e të vështirë, por që po të tregojmë këtë shpirt e këtë grintë që shfaqëm në ndeshjet e para, të ardhmen e shikoj me optimizëm.

Një përballje e vështirë ndaj Teutës apo jo?

Çdo kundërshta­r është i fortë e aq më tepër skuadra e Teutës. Megjithatë, do të kërkojmë si në çdo takim të arrijmë më të mirën. Shpresoj që të gjithë të japim maksimumin tonë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania