Panorama Sport (Albania)

Alarm te Partizani, dëmtohet Mala

Aktivizimi i 20-vjeçarit me Laçin varet nga përgjigjja e kontrollit të sotëm mjekësor

- ILIR CARA

Partizani ka rinisur dje përgatitje­t për llogari të ndeshjes së radhës me Laçin, që do të luhet në transfertë. Gjatë kohës që ekipi kishte nisur punën në kompleksin "Pepa" në Elbasan, nga stadiumi "Niko Dovana" të kuqtë marrin një goditje para duelit me kurbinasit. Mesfushori Esat Mala ka pasur një dëmtim në ndeshjen që Kombëtarja U21 zhvilloi dje ndaj bashkëmosh­atarëve nga Austria. Për shkak të dëmtimit në minutën e 60-të të ndeshjes, mesfushori i të kuqve ka dalë nga loja i shoqëruar nga stafi mjekësor i kuqezinjve. Lëndimi është dukur serioz, pasi për disa minuta 20- vjeçari ka qëndruar i shtrirë në pistën e stadiumit ku edhe ka marrë ndihmë nga stafi mjekësor. Në pamje të parë dëmtimi u duk alarmant, pasi e tillë ishte goditja që mori në këmbë gjatë ndeshjes nga kundërshta­ri, por më pas situata e lojtarit është përmirësua­r. Gjithsesi, në kampin e kuq është rritur

niveli i alarmit, pasi me Malën të pamundur shtohen problemet për trajnerin Franko Lerda për ndeshjen me Laçin, pasi dihet se edhe braziliani Uilliam Melo nuk është akoma gati për fundjavën. Dita e sotme pritet që të qartësojë më shumë situatën e Esat Malës, i cili pritet t'i nënshtrohe­t një ekzaminimi mjekësor, në mënyrë që stafi i Partizanit të jetë i qartë nëse mund ta llogarisë mesfushori­n për transfertë­n e Laçit. Nëse Mala dhe Melo nuk ia dalin për këtë fundjavë, plus nuk dihet se cila do të jetë edhe gjendja e sulmuesit Brajan Braun pas kthimit nga Xhamajka, i bie që trajneri Lerda të piketojë një rreshtim ndryshe. Duke e marrë të mirëqenë më të keqen, sikur

dyshja Mala-Melo nuk ia del, i bie që Broja mund të sakrifikoh­et, ndonëse e ka kaluar dëmtimin, duke formuar treshen e qendrës së mesfushës me Telushin dhe Romeron. Ndërsa Mala mund të zëvendësoh­et nga Eraldo Çinari, gjë të cilën trajneri Lerda e ka praktikuar në momente të ndryshme në startin e sezonit të ri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania