Panorama Sport (Albania)

Laçi i plotë, fitorja ilaç për të larguar krizën

Shehu dhe Xhixha kthehen nga Shpresat, për Partizanin gati edhe dyshja braziliane

-

Ndërprerja e kampionati­t për shkak të angazhimev­e të ekipeve kombëtare i ka vlejtur Laçit, pasi starti ka qenë i hidhur për kurbinasit. Në 270 minutat e para të kampionati­t, skuadra e drejtuar nga trajneri Sulejman Starova ka qenë jashtë pritshmëri­ve, pasi bëhet fjalë për një ekip që zakonisht gjatë merkatove godet në afrime lojtarësh dhe që synon çdo vit përfaqësim­in në Europë. Pushimi i ka shërbyer trajnerit Starova për të konsolidua­r më shumë skuadrën, aq më shumë që i pret një ndeshje mjaft e vështirë, ku në fundjavë presin Partizanin. Gjatë këtyre ditëve janë shtuar alternativ­at në sulm, pasi me skuadrën është bashkuar Stenio Garcia Dutra. Braziliani u aktivizua në miqësoren e fundit ndaj Apolonisë, por për aktivizimi­n e 25-vjeçarit në ndeshjen me Partizanin do të vendoset në ditët në vijim, ku trajneri Starova dhe stafi do të kenë një ide më të qartë rreth sulmuesit. Një forcë e shtuar për kurbinasit për këtë sfidë të javës së katërt është edhe gatishmëri­a e një tjetër braziliani, i cili ndonëse stërvitet prej dy muajsh me bardhezinj­të, akoma nuk ka debutuar në kampionat. Teldiano Guimaresh ose, siç njihet ndryshe Teko, i ka kaluar penalizime­t e mbartura dhe problemet shëndetëso­re, kështu që është gati të kontribuoj­ë për kurbinasit për këtë fundjavë. Sot Laçi shton radhët në stërvitje edhe me dy lojtarë të tjerë, Redon Xhixha dhe Julian Shehu, të cilët kanë qenë të angazhuar me Kombëtaren U-21. Bëhet fjalë për dy futbollist­ë titullarë, që dje luajtën nga një pjesë loje me Shpresën në ndeshjen ndaj Austri U-21, takim i cili u fitua nga austriakët me rezultatin e thellë 4-0. Julian Shehu e nisi si titullar, por në fillimin e pjesës së dytë u zëvendësua, ndërsa Redon Xhixha u aktivizua nga trajneri Alban Bushi në fillimin e pjesës së dytë. Ndaj, duke nisur nga sot, trajneri Starova e ka të plotë grupin në stërvitje dhe puna do të përqendroh­et për sigurimin e fitores së parë në kampionat. Trepikëshi shikohet si ilaçi i vetëm për kurbinasit për të mos e thelluar më tej krizën e rezultatev­e.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania