Panorama Sport (Albania)

Hidhet shorti, kaos me stadiumet në Kategorinë I

Në Lushnjë, Peqin, Lezhë dhe Fushë-Krujë luhet çdo javë

- FATJON RUPI

Vonesa e hedhjes së shortit për kalen darin e Kategorisë së Parë paska pasur një arsye të fortë. Jo pak, por katër skuadra nuk kanë një stadium të licencuar për të zhvilluar ndeshjet e kampionati­t dhe duket se me vështirësi kanë gjetur një stadium “borxh”, duke e bërë situatën mjaft kaotike. Shefi i sektorit të garave në FSHF, Lysien Nurishmi, ka bërë të ditur para hedhjes së shortit se janë katër skuadra që nuk luajnë në qytetin e tyre, për shkak të stadiumit. “Disa skuadra kanë pasur probleme me licencimin e stadiumeve dhe do t’i zhvillojnë ndeshjet si pritëse në qytete të tjera. Për këtë arsye, në hedhjen e shortit duhet që për këto skuadra të shmangim zhvillimin e ndeshjeve brenda fushe në të njëjtën javë, që të mos kenë probleme. Kastrioti, Besa, Shënkolli dhe Egnatia nuk luajnë në stadiumet e tyre. Besa do të luajë në Lushnjë, Shënkolli në Lezhë, Kastrioti në Fushë-Krujë dhe Egnatia në Peqin”, ka bërë të ditur Nurishmi. Duke parë vonesën e gjatë në hedhjen e shortit, u duk se kampionati do të shtyhej. Gjithsesi, në Shqipëri jemi mësuar me situata të tilla dhe nuk konsideroh­et ndonjë çudi e madhe hedhja e shortit 5 ditë para ndeshjes së parë zyrtare të kampionati­t. Për stadiumet është gjetur një zgjidhje, që kuptohet se dashje pa dashje do të ndikojë për përkeqësim­in e atyre impianteve, ku do të luhen ndeshje çdo javë.

STADIUMI I KAVAJËS – Pak kohë më parë, kavajasve iu ngrit mendja se do të luanin në Superiore, kur në skenë doli skenari se nga Superiorja mund të përjashtoh­eshin Skënderbeu apo edhe Luftëtari. Por, ishte një ëndërr, sepse në elitë nuk mund të shkosh pa stadium. Në stadiumin e Kavajës po shtrohet tapeti dhe kërkon ende kohë për t’u bërë gati. Ndoshta Besa do të kthehet në shtëpi pas dy muajsh, nëse gjithçka shkon mirë sa u takon punimeve. Kështu, dy skuadra rivale në të njëjtin grup, si Lushnja dhe Besa, do të luajnë në të njëjtin stadium.

MBINGARKES­A – Jo vetëm “Roza Haxhiu” do të ketë mbingarkes­ë ndeshjesh, por edhe stadiumi “Besëlidhja” i Lezhës, stadiumi i Peqinit dhe “Redi Maloku” i FushëKrujë­s. Kastrioti edhe këtë herë nuk ia doli në kohë ta bënte gati stadiumin për të luajtur në

shtëpi, por ashtu si sezonin e kaluar në Superiore, edhe Kategoria e Parë e gjen në FushëKrujë. Kastrioti dhe Iliria nuk janë në të njëjtin grup, ashtu si dhe Besëlidhja me Shënkollin, që do të luajnë në stadiumin e Lezhës, Iliria dhe Shënkolli këtë sezon janë spostuar në

Grupin B, për t’ia lënë vendin Egnatias dhe Shkumbinit në Grupin A. Pikërisht, këto të fundit do të luajnë në stadiumin e Peqinit, sepse stadiumi “Hasan Zyla” i Rrogozhinë­s nuk i plotëson kushtet për t’u licencuar nga FSHF-ja për Kategorinë e Parë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania