Panorama Sport (Albania)

Magani: Shorti vjen i fundit, rëndësi ka Besa

Peqinasi ka besim se skuadra do të funksionoj­ë me grupin që ka

- FERIZ FERIZAJ

Drejtuesit e Besës janë njohur dje me kalendarin e kampionati­t dhe kundërshta­rin e ndeshjes së parë që do ta luajnë në transfertë­n e Orikumit. I pyetur rreth shortit të kalendarit, trajneri Gugash Magani është shprehur se për të ka shumë pak rëndësi kjo gjë. Sipas trajnerit peqinas, rëndësi ka gjendja e skuadrës që ai drejton. “U njoha me shortin dhe starti na rezervon një përballje të vështirë në transfertë. Nga përvoja ime si futbollist dhe si trajner, kudo ku udhëton, nuk gjen dot më ekip të lehtë. Në këtë kuptim, më shumë se shorti, mua më intereson gjendja e skuadrës që drejtoj dhe ajo çfarë jep në fushë. Llogaritë nuk bëhen nga emri i kundërshta­rit, por nga ajo çfarë ti arrin të japësh në ndeshje. Kjo është java e fundit e përgatitje­ve dhe po punojmë fort për konturimin e grupit”, thekson trajneri Gugash Magani.

MERKATO - Kavajasit kishin pritshmëri të mëdha në mëkaton e verës, por ato nuk u arritën. I fundit që iu bashkua Besës është mesfushori Çajani, i ardhur nga ekipi i Kukësit në formë huazimi. Për këtë temë, trajneri Magani ka thënë: “Çdo trajner dëshiron të ketë 11 alternativ­a

në stol, jo më titullarë të rëndësishë­m në fushë. Nga ana tjetër, detyra ime dhe e stafit është t’i marrim maksimumin grupit që kemi në dispozicio­n. Afrimet e Xhafës, Zefit, Çajanit janë për t’u vlerësuar, por një dëm jo të vogël na ka bërë largimi i portierit Miraka. Të them se kam grupin që dëshiroja, nuk mund ta them, por nga ana tjetër besoj shumë te ky grup. Diferencën shpesh nuk e bëjnë emrat apo CV-të, por ajo çfarë secili futbollist jep në fushën e lojës. Sot (dje) erdhën dy brazilianë që do t’i vëzhgojmë para se të vendosim për t’i marrë apo jo. Në përballjen e parë në Orikum do të luajmë me grupin që luajti në miqësoren e fundit ndaj Lushnjës”.

STADIUMI – Besës i është shtuar tashmë edhe halli i stadiumit, që nuk është i licencuar, pasi në të po bëhen punime. Kavajasit do të luajnë në stadiumin “Roza Haxhiu” të Lushnjës si pritës dhe trajneri Magani gjykon se ky ishte varianti më i mirë i mundshëm. “Stadiumi është një çështje më vete. Unë do të thosha se Lushnja është opsioni më i mirë për Besën, jo vetëm për shkak të afërsisë gjeografik­e që kemi me këtë qytet. Jam i bindur se aty do të ndihemi si në shtëpinë tonë. Ndeshja direkte me Lushnjën? Ne do ta luanim një takim në transfertë me këtë kundërshta­r, kështu që nuk ka asnjë problem, është diçka krejtësish­t normale”, ka pohuar trajneri Magani. Kavajasit kërkuan t’i zhvillonin ndeshjet në stadiumin e Rrogozhinë­s, por edhe ai nuk është licencuar nga FSHF-ja.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania