Panorama Sport (Albania)

Noka: Kam shpenzuar, pres Besëlidhje­n në Superiore

-

Besëlidhja është njohur dje me kalendarin e kampionati­t që doli nga shorti i hedhur në FSHF. Trajneri Elvis Plori ka bërë një analizë të gjatë me ekipin për gjithë fazën përgatitor­e që tashmë është mbyllur dhe ka nisur java anti-Korab. I pranishëm në këtë analizë ishte edhe presidenti Gjok Noka, i cili për “Panorama Sport” ka folur për shortin dhe objektivat e sezonit. “Jam shumë i kënaqur me kalendarin. Gjatë gjithë fazës përgatitor­e kemi punuar për ta përballuar kampionati­n me sukses dhe besoj se do t‘ia dalim. Jam mjaft i kënaqur për faktin që shorti na solli si miq dibranët e Korabit, pasi edhe për Kupë tri ditë më pas do të jemi miq tek ata. Besoj se gjërat do të shkojnë shumë mirë. Fazën përgatitor­e e mbyllëm me ndeshjen miqësore ndaj Tiranës, ku humbëm, por për ne rëndësi kishte loja e skuadrës dhe impenjimi i futbollist­ëve. Kemi zhvilluar shumë ndeshje miqësore, me të cilat kemi treguar forcën tonë reale të cilën besoj se do ta ruajmë, madje do ta çojmë përpara. Humbja e thellë ndaj Tiranës erdhi si rezultat i aktivizimi­t të të gjithë futbollist­ëve, përfshirë edhe portierin i cili ishte i treti dhe pësoi tre gola. Humbjet nuk janë të mira, po ajo me Tiranën kishte edhe anën pozitive të saj, pasi na motivoi që të kritikojmë skuadrën dhe të bëjmë një analizë të gjatë, ku nxorëm përgjegjës­itë. Jam i kënaqur me të gjithë, që nga trajneri dhe futbollist­ët e ardhur në merkaton verore. Tani jemi të përqendrua­r te sfida ndaj Korabit, që e luajmë në fundjavë këtu në Lezhë dhe duhet ta fitojmë. Pas tri ditësh do të luajmë në Peshkopi po ndaj Korabit, por për Kupë dhe aty kemi objektiva të qartë. Për objektivat afatgjatë të Besëlidhje­s dihet se është ngjitja në Superiore dhe për këtë kam shpenzuar dhe punuar deri tani. Po ashtu, nuk do ta lëmë pas dore edhe Kupën e Shqipërisë. Në prag të kampionati­t dua të përshëndes të gjitha skuadrat e Kategorisë së Parë, si të grupit tonë, ashtu edhe ato të Grupit B. U uroj suksese drejt objektivav­e që tashmë i kanë përcaktuar”. Preng Gjikola

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania