Panorama Sport (Albania)

Izmir Smajlaj pa fat, humbet Botërorin nga dëmtimi në tendinë

-

Viti 2019 vazhdon të jetë i pafat për atletin Izmir Smajlaj. Kalvari i dëmtimeve po e ndjek kampionin dhe rekordmeni­n shqiptar të kërcimit për së gjati. Një dëmtim në thembrën e Akilit është bërë shkak që Smajlaj të heqë përfundimi­sht dorë nga pjesëmarrj­a për në Kampionati­n Botëror të Atletikës, i cili do të mbahet më 27 shtator deri më 6 tetor në Doha të Katarit. Kështu, Shqipëria humbet për këtë event një prej sportistëv­e më elitarë. Gazeta “Panorama Sport” kontaktoi me Gjergj Rulin, i cili, përveçse president i FSHA-së, është edhe trajner i sportistit shkodran. Ja si e shpjegoi Ruli gjendjen e atletit:

“Rrezikuam në Kampionati­n Ballkanik disa ditë më parë në Bullgari, për të provuar gjendjen. Menduam se e kishim kaluar krizën, ndërkohë që në kërcimin e dytë, Smajlaj u dëmtua edhe më shumë. E kemi monitoruar gjendjen e tij prej ditësh, ndërsa në një kontroll që bëmë sot (dje) në Elbasan te një prej fizioterap­istëve më të mirë, si Gjergj Biba, pamë gjendjen dhe mund të them që është alarmante. Fibrat e tendinës në thembër janë shumë të dëmtuara”, thotë Ruli, i cili konfirmon më pas tërheqjen nga Botërori: “Ne evituam që të shkojmë në Doha si turistë dhe morëm vendimin të mos marrim pjesë, ndonëse e kishim mbyllur akreditimi­n për këtë event. Sot do të bëjmë edhe aplikimin për në federatën botërore që ta zyrtarizoj­më mospjesëma­rrjen në këtë event”. Në fund, Ruli flet edhe për kohën që kërkon rikuperimi i këtij dëmtimi, ku me sa duket, situata është shumë e paqartë: “Ne kërkojmë të shërohet sa më shpejt dhe do të ishte fatale nëse do të shkonim për të garuar në Doha. Fatkeqësis­ht, mjekësia këtu lë shumë për të dëshiruar dhe ajo që mund të them është që Zoti e ndihmoftë, pasi për dy muaj fillon edhe faza përgatitor­e dhe nëse nuk e bën rrezikon shumë”, përfundon Ruli. Kështu, Shqipëria do të përfaqësoh­et në Doha vetëm me Luiza Gegën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania