Panorama Sport (Albania)

Lëv: Ishim në tension, Gnabri është një snajper

"Tri pikët na qetësojnë, por jemi ende në fazë studimi"

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Gjermania rikthehet të marrë frymë lir shëm, pasi suksesi i mbrëmjes së djeshme i lejon ata që të kryesojnë Grupin C, së bashku me Irlandën e Veriut, por mbi të gjitha "pancerat" harrojnë humbjen me Holandën. Përfaqësue­sja e Joakim Lëvit bëri një hap shumë të rëndësishë­m në Belfast, sepse në një stadium si "Windsor Park" nuk fitohet lehtë, por për kreun e pankinës gjermane, ajo e djeshmja ishte një përgjigje e fortë nga grupi i lojtarëve të tij, ndonëse nuk ishte një paraqitje perfekte, përkundraz­i: "Ishim në presion përpara ndeshjes, por edhe në fushë e reflektuam këtë gjë, pasi nuk bëmë një nisje të mirë. Do kisha dashur që ta shmangnim këtë gjë, sepse kjo ndjesi negative mund të na shkaktonte shumë probleme, duke qenë se ne këtë mundësi ia lejuam edhe Irland

ës së Veriut që të na sulmonte që në fillim të sfidës. Nuk isha aspak i qetë edhe unë në pankinë, deri në fund të pjesës së parë, por në të dytën fatmirësis­ht reaguam siç duhet. Kërkova që të luanim më tepër vertikalis­ht dhe fatmirësis­ht gjithçka shkoi siç duhej për ne. Irlanda e Veriut i vuajti ndërrimet e lojës sonë dhe më pas erdhën ata dy gola fantastikë. Jam i lumtur për Halstenber­gun, sepse gola si ata realizohen rrallë, por jam gjithmonë e më tepër i mahnitur nga Serzh Gnabri. Ky është thjesht një snajper, një 'vrasës' zone, një lojtar i pazëvendës­ueshëm për Gjermaninë. Ai jo vetëm mund ta shpërndajë topin përpara zonës së rreptësisë, por di që të godasë cilëndo prej portave rivale dhe në çdo mënyrë të mundshme. Gnabri është një futbollist i një niveli madhështor dhe unë jam i lumtur që është pjesë e jona", nënvizoi pas ndeshjes së djeshme, Joakim Lëv.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania