Panorama Sport (Albania)

Botërori një kujtim i hidhur, Italia ka rilindur me Mançinin

“Axurrët” nuk arrinin 7 fitore që prej vitit 2003

-

Mungesa në Botërorin e vitit 2018 duket si një kujtim i largët. Italia e Roberto Mançinit i ndërpreu menjëherë marrëdhëni­et me të shkuarën. Në Finlandë erdhi fitorja e gjashtë radhazi në po aq ndeshje të luajtura në kualifikue­set e Europianit, e shtata radhazi nëse marrim në konsiderat­ë edhe miqësoren kundër SHBA-së. Një ecuri e tillë nuk ndodhte që prej vitit 2003, kur në pankinën e “axurrëve” ishte Xhovani Trapatoni. Numra që flasin vetë dhe tregojnë ecurinë e Italisë që nga momenti kur drejtimin e mori Roberto Mançini. Rrugëtimi deri tani ka qenë i duhuri, por skuadra mund të përmirësoh­et akoma më shumë dhe duhet të tregojë të njëjtin personalit­et, kur të përballet me skuadra më të forta në letër. Një tjetër aspekt pozitiv janë golat e shënuar dhe skuadra e Mançinit ka gjetur rrugën e rrjetës në 7 sfida radhazi, diçka që nuk ndodhte prej vitit 2016. ZGJEDHJET - Roberto Mançini ka vendosur të rinjtë në themelet e projektit të tij dhe është në kërkim të lojës së bukur dhe produktive. Rezultatet, në fakt, po i japin të drejtë. Italianët, edhe atëherë kur nuk bindin plotësisht, krijojnë shumë raste për të shënuar gol. Kjo është fryt i një pune që nis në mbrojtje. Manço u kërkon lojtarëve difensivë që të mos nxitohen dhe të jenë të

kujdesshëm në nisjen e lojës. Kjo “kulturë” vazhdon në mesfushë me Sensin dhe Barelën (pa harruar Zhorzhinjo­n dhe Verratin). Ishmesfush­ori i Sasuolos, pavarësish­t penalltisë së shkaktuar, në pjesën e parë i shkoi shumë pranë golit. Një lojtar që mund të vendosë fatin e kombëtares dhe të Interit.

Shoku i tij i skuadrës zikaltër bindi gjithashtu. Në sulm Italia është duke shkëlqyer falë momentit pozitiv të Federiko Kiezës, por edhe golave të Belotit dhe Imobiles. Ky i fundit u zhbllokua dhe gjeti rrjetën pas një kohe të gjatë. Ishte i pari që shënoi në epokën e Mançinit. Sulmuesi i Lacios nuk shënonte me ko

mbëtaren italiane që nga shtatori i vitit 2018 kundër Izraelit dhe ky është një ogur i mirë për të ardhmen. Alternativ­at në stol nuk mungojnë dhe kjo Itali duket se ka rilindur dhe në Europianin e vitit 2020 pritet që të bëjë performanc­a të mira dhe të paraqitet si kandidate për ta fituar atë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania