Panorama Sport (Albania)

“Pokeri” në modë, Holanda luan me një portë në Estoni

Ekipi i Kumanit dhuron spektakël dhe fiton terren

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Fitorja e rëndësishm­e kundër Gjermanisë ( 2- 4) në transfertë është shoqëruar me një tjetër triumf në Estoni. Holanda duket e rilindur dhe rikthehet seriozisht kandidate për një vend në Europianin 2020. Në Estoni fiton 0-4 falë golave të Babel (2), Depaj dhe Vajnaldum duke arritur në kuotën e 9 pikëve, me një ndeshje më pak sesa skuadrat e tjera të Grupit C.

ME NJË PORTË- EstoniHola­ndë luhet vetëm me një portë dhe rezulton ashtu siç ishte parashikua­r nga të gjithë. “Tulipanët” sulmojnë gjithmonë kur kanë topin në këmbë, ndërsa vendësit mbrohen dhe mundohen të shfrytëzoj­në kundërsulm­in si armën e vetme për t’i bërë keq dyshes Van Dajk-De Ligt. Mjafton të shohësh statistika­t e pjesës së parë për ta kuptuar, ku Estonia

nuk ka krijuar asnjë rast dhe nuk bëri asnjë goditje në portë. Holanda e fitoi fraksionin e parë me golin e Rajan Babelit, i cili shfrytëzoi mjaft mirë një rast të Dalej Blindit dhe e dërgoi topin në rrjetë. Holanda kishte të tjera mundësi për të shënuar, por portieri kundërshta­r bëri detyrën në disa raste. Portokalli­njtë ishin të vendosur vetëm në gjysmëfush­ë dhe nga ndeshja në ndeshje vazhdojnë të tregojnë përmirësim.

“POKER”- Një ndeshje kur fitohet 1-0 nuk është kurrë e sigurt, pavarësish­t rivalit

që ke përballë dhe Kuman kërkoi që skuadra e tij ta “vriste” atë. Menjëherë me fillimin e pjesës së dytë ishte sërish Rajan Babel, i cili pas krosimit të Depajt nga e djathta gjendet i vetëm në zonë dhe me kokë e dërgon topin në rrjetë. Kaluan vetëm 3 minuta

dhe Holanda e pa veten me fitoren në “kasafortë”. Megjithatë, nuk hoqi dorë nga sulmet dhe bombardoi portën e Lempets. Kjo lojë sjell edhe golin e tretë, i cili mban firmën e Memfis Depaj. Sulmuesi e kontrollon mjaft bukur topin në hyrje të zonës

dhe me një goditje të zgjuar me të majtën e dërgon në rrjetë. Për ta bërë më të bukur mbrëmjen mendon Vajnaldum, i cili shënon golin e katërt për “tulipanët”. Mund të ishte 5-0 nëse Depaj do të tregohej më i saktë, por pak rëndësi ka.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania