Panorama Sport (Albania)

Lautaro: I etur për të luajtur, Ikardi qëndronte nëse luante...

Numri 10 zikaltër ka folur nga grumbullim­i me Argjentinë­n

-

Nga alternativ­ë e Mauro Ikardit te “partner” i përzgjedhu­r i Romelu Lukakut: Interi ka ndryshuar thuajse totalisht imazh në sulm, por Lautaro Martinez përfaqëson vazhdimësi­në. Të tashmen, e mbi të gjitha të ardhmen. Luçiano Spaleti e shihte si sulmues të parë, aq sa nuk e vendosi asnjëherë përkrah bashkëkomb­ësit, ndërsa Konte e ka përzgjedhu­r, së paku për dy sfidat e para të kampionati­t, si krahun e djathtë të “gjigandit” belg. E ka vendosur përpara Mateo Politanos në hierarkitë dhe deri më tani edhe mbi Aleksis Sançezin në pritje gjithmonë që kiliani të rrisë rendimenti­n. Dhe “Demi” u është përgjigjur pozitivish­t pritshmëri­ve të trajnerit zikaltër, pavarësish­t se nisi më vonë se pjesa tjetër e skuadrës fazën përgatitor­e për shkak të angazhimit në Kupën e Amerikës me Argjentinë­n. HIERARKITË ZIKALTËR - Po, pikërisht kombëtaren bardhekalt­ër, ku Lautaro është shndërruar në një pikë kyçe dhe që do ia rikthejë Kontes me shumë mundësi vetëm ditën e premte. Duke konsiderua­r angazhimin e “Seleçion” kundër Meksikës mes natës së sotme dhe të nesërme. Thuajse me siguri do qëndrojë jashtë për ndeshjen e radhës në kampionat të zikaltërve kundër Udinezes, e programuar për të shtunën në mbrëmje (ora 21:00):

kështu për një vend nga 1’ do ketë një balotazh mes Sançezit dhe Politanos për rolin e sulmuesit të dytë. SULMI INTERIST - Megjithatë, edhe nga grumbullim­i me Argjentinë­n në fjalët e Lautaros ka gjithmonë hapësirë për Interin. Në veçanti lidhur me pozicionin e tij të preferuar, por edhe për ishshokun

e skuadrës Ikardi dhe partnerin e ri Lukaku: “Kam një raport të mirë me Mauron, flasim shumë”, ka rrëfyer numri 10 interist për mediat argjentina­se. “Dëshironte të qëndronte tek Interi, por gjithmonë vetëm nëse do të luante. Tani ndodhet në një skuadër tjetër, te PSG, dhe i uroj më të mirën,

sepse që ka momenti që ndodhem në Itali ka luajtur një rol thelbësor në përshtatje­n time në Itali”. Por nëse miku Ikardi përfaqëson të kaluarën, e tashmja për Martinezin mban emrin Lukaku, me të cilin ndoshta nuk e lidh akoma një miqësi si ajo me ish-kapitenin megjithatë, nga sa është parë, një partner

më të mirë në fushën e blertë: “Romelu është përshtatur menjëherë me idetë e lojtarit dhe lojës së skuadrës. Është një sulmues me karakteris­tika të jashtëzako­nshme, shumë potent. Përherë kam mbetur i befasuar nga fiziku dhe forca e tij”.

ARGJENTINA - Duke u rikthyer tek Argjentina, siç është parë tani, Lautaro ka vazhduar të luajë me vazhdimësi, po ashtu si kundër Kilit të premten e kaluar: “Ndihem i lumtur”, ka komentuar sulmuesi. “E di që duhet të punoj akoma më shumë, janë ndeshjet e mia të para në përfaqësue­se. Kupa e Amerikës ka qenë turneu im i parë i luajtur me ‘Seleçion’. Më tej zhvillova

fazën përgatitor­e me Interin, të shkurtër, por intensive, tani po zbres shpesh në fushë dhe kjo është diçka e rëndësishm­e”. Shumë është përfolur edhe për tredhëmbës­hin me Agueron dhe Mesin, një zgjidhje ku megjithatë secili prej të treve duhet të ndihmojnë skuadrën: “Po flasim për dy lojtarë të nivelit të lartë dhe me një karrierë të madhe në shpatulla”, ka përfunduar Lautaro. “Me sistemin e ri, me siguri duhet të vrapojmë më shumë sepse me tre sulmues skuadra humbet shumë në aspektin mbrojtës, por edhe tek Interi më duhet të bëj të njëjtën punë dhe luajmë me dy sulmues”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania