Panorama Sport (Albania)

Shënon më shumë se sulmuesit, Ramos: Dua edhe një Champions

Kapiteni i Spanjës lë pas Bekhamin dhe Totin

-

Serxho Ramos ka për detyrë që të mbrojë portën e Spanjës dhe të mos i lejojë sulmuesit kundërshta­rë që të shënojnë gola, por nuk e humbet kurrë rastin për të shënuar kur i jepet mundësia. Pas golit që shënoi me Rumaninë, kapiteni i Spanjës është bërë pjesë e dhjetë golashënue­sve më të mirë të historisë së kombit të tij me 21 gola. Në sfidën kundër Ishujve Faroe barazoi Iker Kasijasin për prezenca (167) me Spanjën dhe nuk ka ndërmend që të tërhiqet. Ishportier­i i Spanjës e ka uruar dhe e ka vlerësuar kapitenin aktual për ecurinë e jashtëzako­nshme me kombëtaren. Ai dëshiron të thyejë rekorde të njëpasnjës­hme. Mjaftojnë disa të dhëna për të kuptuar se çfarë ecurie të frikshme ka pasur Ramos me Spanjën. Ai ka shënuar po aq gola sa Stiven Xherrard me Anglinë, por më shumë sesa Bekham, Riberi, Kutinjo, Tevez dhe Françesko Toti. Ndryshimi i vetëm dhe i madh është që të gjithë lojtarët e mësipërm kanë qenë më afër portës kundërshta­re sesa Ramos, edhe pse ky i fundit i ka shënuar me penallti. Ai foli pas ndeshjes me Ishujt Faroe dhe tha se dëshiron një tjetër Champions me Realin dhe 200 ndeshje me kombëtaren.

OBJEKTIVAT- "Rekordet janë bërë për t'u thyer. Unë vazhdoj të punoj me dëshirë dhe ambicie të mëdha. Shpresoj të jem ende në këtë nivel dhe të arrij 200 ndeshje. Ky është objektivi im".

TRAJNERI- "Mendoj se Robert Moreno është shumë komod me ne dhe ne jemi të përqendrua­r maksimalis­ht për t'i zbatuar detyrat e tij. Ai i njeh mirë rregullat e dhomave të zhveshjes dhe të futbollit. Mund të na ndihmojë shumë për të luajtur mirë".

KASIJAS- "Pata mundësinë që të debutoj shumë i ri me kombëtaren dhe trajnerët më kanë dhënë gjithmonë besim. Fjalët e Kasijasit janë shumë të rëndësishm­e për mua".

REALI- "Dua të fitoj një tjetër Champions. Skuadra është e motivuar në maksimum dhe besoj se do të bëjmë një sezon të shkëlqyer".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania