Panorama Sport (Albania)

Barça, çfarë çmendurie për pagat vjetore

Blaugranët me 671 milionë lënë pas Realin e Madridit

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Barcelona vazhdon të jetë ekipi që shpen zon më shumë për paga vjetore në kampionati­n spanjoll. Katalanasi­t e kanë rritur limitin e rrogave me 38.529 milionë euro dhe kanë arritur në 671 milionë euro në total. Reali i Madridit i ndjek katalanasi­t duke u renditur në vendin e dytë me 641 milionë euro (+74 milionë euro në krahasim me vitin e kaluar). Nuk ka vend për surpriza dhe në podiumin e këtij klasifikim­i është Atletiko e Madridit, ku pagat vjetore të të gjithë futbollist­ëve shkojnë 348 milionë euro. Të gjitha ekipet e kampionati­t spanjoll, me përjashtim të Vijarealit dhe Leganesit, e kanë rritur limitin për rrogat e tyre për sezonin 2019-2020. Në këtë fond pagash vjetore përfshihen të gjitha rrogat e futbollist­ëve, e trajnerit të parë, trajnerit të dytë, për

gatitësit fizik dhe akademisë. Këto të ardhura për skuadrat vijnë nga të ardhurat televizive, komerciale dhe të tjera aspekte nga menaxhimi i skuadrave. Çdo ekip është i detyruar që në fillimin e çdo kampionati të depozitojë në Ligë dokumentet dhe të dhënat në mënyrë që të garantohet stabilitet­i dhe garancia e skuadrës. Kjo shifër sigurisht që mund të ndryshohet me kalimin e muajve, ose në bazë të lëvizjeve që bëjnë ekipet në merkato. Katalanasi­t kanë konfirmuar edhe një herë tjetër faktin se janë një skuadër me

bazë të shëndoshë ekomomike. Afrimi i futbollist­ëve të rëndësishë­m si Grizman dhe De Jong kanë ndikuar në këtë aspekt. Barcelona kërkon që të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon dhe nuk do të kursehet për të mbërritur te ky objektiv i rëndësishë­m dhe madhor.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania