Panorama Sport (Albania)

Inzagi: S'kam fanellë për Piontekun, i bindur që do të shënojë shumë

Legjenda kuqezi i mohon dhuratën polakut

-

Megjithëse konsumonte një pako biskota para çdo ndeshjeje dhe gjithnjë linte dy në fund, Filipo Inzagi deklaron se nuk është superstici­oz, të paktën jo për sa u përket golave dhe raportit të komplikuar që Kristof Piontek po ka me portat rivale në muajt e fundit. Në një intervistë për "La Gazzetta dello Sport", ish-sulmuesi, aktualisht trajner i Beneventos, ka sqaruar: "Të qartësojmë se mallkimet nuk ekzistojnë dhe Piontek do të rigjejë së shpejti rrugën e golit, pa qenë besëtytë, por duke u mbështetur te forca e tij e madhe"

126 realizime në 300 ndeshje si milanist për "Superpippo­n", teksa 316 janë golat në karrierë. Trashëgimi e rëndë për këdo që e ka pasuar te Milani në 8 vitet e fundit, por 46vjeçari nuk pranon të flasë për mallkime e trashëgimi dhe ofron një tjetër këndvështr­im të pozicionit të Piontekut dhe krizën e golit që po kalon polaku. Inzagi, mos i frenon pasardhësi­t tuaj pesha e një trashëgimi­e të rëndë?

Nuk duhet thënë as për shaka diçka e tillë, sepse nuk ka lidhje me trashëgimi. Nëse kush ka ardhur pas meje ankohet, çfarë duhet të them unë që e mora pas Ueah e Van Bastenit? A është Piontek të paktën më i afti për të tejkaluar provën "Inzagi"?

Tipari në të cilin ngjasojmë më shumë është nuhatja e golit. Kristof ka të tjera karakteris­tika dhe jam i bindur se me aftësitë që ka do ta rigjejë shumë shpejt rrugën e golit. Është një sulmues që më pëlqen shumë, sepse ka shpirt gare dhe dëshirë të madhe për të dueluar. Thatë se do t'i dhuronit fanellën me numër 9? Do t'ia dorëzoni dot përpara derbit? Ju betohem se ishte thjesht batutë. Milanin e kam për zemër dhe po ashtu sulmuesit, meqë edhe unë vetë kam pasur një rol të tillë. E di sa mund të vuajë një lojtar që nuk shënon. Solidarite­t mes bomberash, praktikish­t?

Janë luajtur vetëm dy javë kampionat dhe i gjithë sezoni është përpara. Piontek do të shënojë se shpejti dhe jam i bindur se gjatë vitit do të realizojë plot gola. E them dhe e uroj për të, sepse mendoj se i meriton disa kënaqësi, ashtu siç meriton Milani të ketë një sulmues që të garantojë shumë gola.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania