Panorama Sport (Albania)

Kristiano, kundër Lituanisë luan për rekordin europian

Irlandezi ka realizuar 23 gola në eliminator­e, CR7 21

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Kristiano Ronaldo është një makineri perfekte, një futbollist që nuk kërkon të ndalet kurrë, edhe pse po i afrohet të 35-ave (i feston më 5 shkurt 2020). CR7 është i programuar për të fituar, për të shënuar dhe për të thyer rekorde. Ndaj duke parë kundërshta­rin modest të cilin do të gjejë përballë sot në mbrëmje, Lituaninë në transfertë, sulmuesit të Juventusit do t’i mjaftonte një dopietë për të barazuar rekordin e Robi Kinit, i cili numëron 23 gola në eliminator­et për Europianet. Për momentin, “jashtëtokë­sori” iberikas është në kuotën 21, por sigurisht që duke parë ritmin e tij është më se e sigurt se brenda këtyre eliminator­eve ai mund ta thyejë legjendën e kombëtares së Irlandës.

FRYMËZUESI SANTOS Me golin e shënuar kundër Serbisë, Kristiano Ronaldo u ngjit në kuotën 89 gola në përfaqësue­se, si askush tjetër në historinë e Portugalis­ë (qoftë edhe për prezencat 159). Gjithsesi, nëse bën një udhëtim ndër vite kupton qartë se ai që u ka dhënë një shtysë më shumë numrave të 34-vjeçarit

është trajneri Fernando Santos. Deri pas finales së Kupës së Botës 2010, kur Karlos Keiroz vendosi të largohet dhe i la vendin Paulo Bentos, mesatarja e golave të CR7 ishte mjaft e ulët: 0.3 për ndeshje, fryt i 23 realizimev­e në 76 ndeshje. Por me futjen në

skenë të Santosit, pas finales së Kupës së Botës 2014, marshi i “goditjeve” të Ronaldos u përmirësua ndjeshëm. U deshën vetëm pak minuta për të kuptuar lidhjen e ngushtë që ekzistonte mes ideve të trajnerit të ri dhe stilit të lojës së luzitanit, sepse në 10 ndeshjet e para me Santosin, Ronaldo realizoi 5 gola. Por këto ishin vetëm për nxehje, sepse pas 30 ndeshjeve të para numëronte 30 gola. Madje, në 5 daljet e fundit ka shënuar 4 herë. Aspak keq apo jo?! Duke llogaritur edhe golin ndaj Serbisë, mesatarja aktuale e Ronaldos me bluzën

e Portugalis­ë është 0.87 gola për ndeshje. E parë ndryshe, në pesë vitet e fundit me trajnerin Santos kapiteni shënon një gol çdo 95 minuta lojë... Në të kaluarën, Kristiano kishte marrë përsipër 15 për qind të shënimit të golave të epokës “Skolari”, 4.2 për qind të golave nën drejtimin e Keirozit, 29.5 për qind me Benton, por me frymëzuesi­n Fernando Santos shifra është rritur në 32.2 për qind të golave në total. Shkurt, rekordi i Robi Kinit prej 23 golash në eliminator­et për Europianet, duket thjesht një formalitet për t’u thyer nga ylli i Juventusit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania