Panorama Sport (Albania)

Nga De Ligt te Nojer dhe CR7, kampionët me “putrën” gjigante

-

E keni pyetur veten ndonjëherë se çfarë numri këmbe kanë disa nga kampionët e futbollit? Nëse jo, ja tek është një studim i bërë nga media italiane, ndonëse jo për të gjithë sjell përgjigjet mbi pyetjen e ngritur, ku më monstruozi është juventini më i ri dhe qendërmbro­jtësi i Holandës, Matajs De Ligt. Por nuk bëjnë shaka as Manuel Nojer, Herri Kejn dhe Xherard Pike... Gjithsesi, lista vijon si më poshtë:

1. Matajs De Ligt (48) – Ai e vuri veten në vitrinë për cilësitë fantastike në mbrojtje, por edhe për golat me kokë në zonën rivale. Gjithsesi, holandezi mund të mburret edhe me një shputë gjigante. Jo keq, madje e frikshme...

2. Manuel Nojer (47) – Detyra e tij është të përdorë duart, por portieri i Bajernit të Mynihut njihet edhe për teknikën e lartë kur i kërkohet të luajë me këmbë. Dhe me 47-ën që vesh kur zbret në fushë mund të paraprijë dhe frikësojë jo pak rivalët e tij.

3. Herri + (46) – Kush pyet për numrin e këmbës së goleadorit anglez, përgjigjen e ka të servirur...

4. Xherard Pike (46) – Të njëjtin numër me Kejnin vesh edhe “muri” i kuqebluve. Pas 11 viteve në Katalunjë ishin magazinier­ët e Barcelonës ata që e zbuluan këtë detaj.

5. Garet Bejl (45) – Për një sprinter si ai, baza e shpejtësis­ë me të cilën nis kontaktin nga toka mban numrin 45, falë së cilës uellsiani “rrëshqet” si raketë në korsitë anësore të fushës.

6. Antuan Grizman (45) – Lojtar i ri, numër i ri këpuce në stadiumin “Kamp Nou”. Me 45-ën e tij, francezi Grizman ka këmbën më të madhe në repartin e sulmit të Barcelonës.

7. Kristiano Ronaldo (44) – Çfarë duhet për të fituar 5 “Topa të Artë” në karrierë? Në fillim blini një palë atlete numër 44, pse jo nga ato të personaliz­uarat edhe me logon e CR7 dhe pastaj nisni të luani...

8. Robert Levandovsk­i (44) – I njëjti numër edhe për bomberin e Bajernit të Mynihut. Pesë gola në 9 minuta (rekordi i polakut në Bundesligë) nuk shënohen vetëm.

9. Sadio Mane (42.5) – Këmbë normale për “shigjetën” e Liverpulit, por aq sa mjaftojnë për të ndihmuar në fitoren e Ligës së Kampioneve.

10. Eden HAZARD (42.5) – Edhe belgu, i mbërritur te Reali i Madridit vesh numrin 42.5. Ku i dihet, ndoshta e fiton ai sivjet Champions-in! 11. Lionel Mesi (42) – “Pleshti”, në versionin “smart”. Nuk ka një këmbë gjigante, por ama di ta përdorë mirë atë.

12. David ALABA (42) – Nuk luan në sulm, por shtytjet në fazën ofensive dhe goditjet e dënimit janë specialite­ti i tij. Këmbë me numër 42 edhe për mbrojtësin e majtë të Bajernit të Mynihut.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania