Panorama Sport (Albania)

Dibala, Totenhem e PSG thurin plane për janarin

Ankand për “La Joya”-n, Juventusi fërkon duart

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Ishte pranë largimit në verë, por s’do të thotë që nuk mund të japë lamtumirën edhe në janar. Bëhet fjalë për Paulo Dibalën, i cili duket gjithnjë e më shumë larg Juventusit. Argjentina­si është në listën e dëshirave të shumë klubeve europiane, por PSG dhe Totenhem duket sikur janë një hap përpara konkurrenc­ës për shërbimet e 25vjeçarit. Sulmuesi nuk po merr minutazhin (vetëm 15 minuta kundër Napolit deri tani) e pritur te “Zonja e Vjetër” dhe e ardhmja e tij është gjithnjë e më pak bardhezi. Klubi torinez pret të arkëtojë rreth 80 milionë euro për kartonin, por më parë duhen kënaqur kërkesat ekonomike të Dibalës, që jo më larg se një muaj më parë arriti me Mançester Junajtidin një akord prej 14 milionë eurosh në vit.

LUFTA E MADHE – Maurisio Poçetino do të humbasë në fund të sezonit Kristian Eriksenin dhe megjithëse ka një rol të ndryshëm, Dibala konsideroh­et nga tekniku argjentina­s si pasardhësi i duhur për danezin. Rokada do të zhvillohej nën diktatin e cilësisë, sepse largimi i Eriksenit do ta ulte cilësinë e mesfushës së “Spurs”-ave, teksa ardhja e juventinit do të shtonte potencial ofensiv të nënkampion­ëve të Europës për klube. Siç thamë, çelësi është te bindja e drejtuesve të

Juventusit dhe Dibalës, por në Londrën Veriore nuk presin ulje dhe janë të gatshëm për një sfidë milionash me francezët e PSG- së. Në anën jugore të La Manshit, Leonardo monitoron situatën. Drejtori sportiv i francezëve kërkon një pasues

të Nejmarit. Vërtet që braziliani nuk do të largohet që në janar, por poshtë kullës “Eiffel” nuk duan të kapen të papërgatit­ur dhe mendojnë të afrojnë një yll si Dibala, pikërisht për të qenë të plotësuar edhe pasi “O Ney” të bëjë lëvizjen e

radhës në lidhje me të ardhmen e tij, e cila duket gjithnjë e më shumë pranë brigjeve të Barcelonës. Juventusi pret me qetësi kalimin e ditëve, duke ditur se përfitimi do të jetë madhor nëse PSG e Totenhemi nisin ankandin për “La Joya”- n.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania