Panorama Sport (Albania)

Zbulohen 6 ndryshimet në formacion, Reja: Sot fiton Shqipëria

"Vendimtare ndaj Islandës, kam besimin e grupit se do ia dalim mbanë"

- LEONIDHA MUSAJ

Hysaj: Po sulmohemi kot, nuk vijmë për para në Kombëtare Mungon Berisha, ja prapaskena­t me portierin Shpresat katastrofë, Bushi: Lojtarët nuk kishin dëshirë...

Çdo disfatë lë gjurmë në ndeshjen pasardhëse. Ama këtë herë, për Kombëtaren nuk ka vend për "të qarë" humbjen me kampionët e botës, sepse sot në fushë do të jetë Islanda. Në "Elbasan Arena" në orën 20:45, Shqipëria luan kartën e fundit për të mbajtur gjallë objektivin europian. Tri ekipe, Franca, Turqia dhe Islanda janë në kuotën e 12 pikëve, përballë vetëm gjashtë që kanë aktualisht kuqezinjtë, tregojnë shansin final të ekipit tonë kombëtar për të mbetur në trajektore­n që shpreson për "Euro 2020". Ky ka qenë, ndër të tjera, edhe nënvizimi i trajnerit Edi Reja gjatë konferencë­s së djeshme për shtyp në Durrës. Një leksion i zgjeruar taktik, për të bindur gjithkënd që skema 3-5-2 ofron instrument­e të rëndësishm­e, por mbi të gjitha vlen sjellja e lojtarëve.

Sa e njihni Islandën dhe a i kemi lojtarët e duhur për të luajtur me skemën 3-5-2?

Në rregull, ta shpjegojmë edhe këtë aspekt, sepse është i rëndësishë­m. Që kur kam ardhur te Shqipëria, kam përgatitur këtë sistem loje. Kemi punuar mbi të dhe qartësisht nuk jemi perfekt. Kjo, sepse bëhet e vështirë që të perfeksion­osh këto gjëra këtu. Unë kam luajtur në Islandë, përballë një ekipi të fortë dhe kemi bërë një ndeshje të mirë, nuk na kanë krijuar vështirësi dhe na kanë gjuajtur shumë pak në portën tonë. Kemi luajtur kundër Moldavisë, kemi pësuar vetëm një rast të rrezikshëm dhe kemi shënuar dy gola. Mirëpo, me Francën nuk mund të bëj krahasime sepse atje luajtëm përballë lojtarëve që janë të jashtëzako­nshëm. Përballë kampionëve të botës, bëhet edhe më e vështirë që të bësh mirë. Mirëpo, përballë skuadrave që janë thuajse të kategorisë sonë, ne mund të diktojmë diçka më shumë sipas meje, në raport me çfarë kemi bërë në Francë.

Si ishte ndeshja në Francë?

Në Francë kemi nisur mirë, për pesë apo dhjetë minuta, pasi donim që të bezdisnim kundërshta­rin duke shtyrë përpara. Pastaj u tërhoqëm pak të gjithë dhe kemi krijuar linjën mbrojtëse thuajse në limitet e zonës sonë. Mua më pëlqen që të mbrohemi duke sulmuar dhe duke bërë presing përpara. Nuk është se atje nuk kishim mundësitë për ta bërë që në fillim, por ishim pak të kushtëzuar nga lojtarët kundërshta­rë.

Anët pozitive të skemës 3-5-2?

Kjo skemë është shumë funksional­e sepse të jep garanci në aspektin mbrojtës. Pastaj të jep mundësinë që të luash me dy sulmues qendrorë dhe me dy mesfushorë që i ndjekin aksionet. Si dhe me dy lojtarët anësorë, që shkojnë deri në fund dhe furnizojnë me topa drejt qendrës. E zgjedh këtë, sepse unë dua që të kemi prezencë në zonën kundërshta­re. E kemi praktikuar edhe ndaj Francës, me 3 apo katër lojtarë në zonën e tyre, sa herë që kemi krijuar një rast. Pastaj, për një arsye apo një tjetër, nuk u konkretizu­an. Mirëpo, nuk është shumë i rëndësishë­m sistemi i lojës, janë interpretu­esit. Ata që e bëjnë. Nuk ka të bëjë fare kjo skemë të thuash nëse je më shumë mbrojtës apo sulmues. E them këtë, sepse edhe tre mbrojtësit qendrorë, mund të dalin përpara dhe të shndërrohe­n në mesfushorë në ndonjë rast dhe kështu u japin mundësi sulmuesve të rrinë në zonë dhe mesfushorë­ve që të shkojnë përpara e me radhë. Ama, nëse ne mbrojmë me pesë mbrojtës, sigurisht që nuk është mirë. Sepse, në sistemin 3-5-2, nuk mbron asnjëherë me pesë, por me katër. Kjo për shkak se njëri në krah shkon gjithnjë përpara.

E keni provuar këtë gjë deri tani?

Po, ndaj Francës në një pjesë të lojës gjatë pjesës së dytë. Spostuam më përpara Roshin dhe u rreshtuam me katër mbrapa, duke u zhvendosur disi në të djathtë Ismajli. Dhe në këtë moment, kishim ekuilibër në fushë. Por, këtë gjë, siç e bëjmë djathtas, duhet ta bëjmë edhe majtas. Mirëpo, pasi ndeshja ishte e komproment­uar dhe po humbnim 30, qartësisht që ishte e vështirë të rikuperoni­m. 3-5-2-shi nuk është një model loje mbrojtëse. Të jep një garanci në qendër, por dy anësorët duhet të dalin në sulm. Në ndonjë rast, Hysaj shndërrohe­j në sulmues, si për shembull gjatë ndeshjes në shtëpi kundër Moldavisë. Ka hedhur disa topa të rëndësishë­m drejt qendrës, kemi humbur disa topa, por vlen fakti që u krijuan disa raste.

Si një trajner me eksperienc­ë që jeni, pas humbjes 41 ndaj Francës, mendoni se ndeshja me Islandën mund të kthehet si një finale gjë e cila mund t'i karikojë më tepër apo t'i kthehet si formë presioni?

Jo, por kjo është ndeshja jonë vendimtare. Kjo është sfida që mund të vendosë nëse duam të vazhdojmë le të themi ëndrrën Europian, ose me gjasë do të kemi shumë vështirësi për këtë. Të tjerët kanë 12 pikë, ne gjashtë dhe nëse arrijmë që të fitojmë ndaj Islandës, mund të kemi akoma përqindje të mëdha. Sepse si kalendar, kemi ende mundësitë për të bërë pikë. Kemi 3 për të luajtur në shtëpi, bashkë me këtë, dhe duhet t'i shfrytëzoj­më. Pastaj edhe ndonjë gjë në transfertë. Jemi ende në gjendje për të fituar kundër Islandës dhe për të pasur mundësi që të arrijmë Europianin. Le të themi se kjo është detyra jonë. Ndaj na duhet që të japim 200% për ta arritur objektivin tonë. Pastaj në fund, do të bëjmë vlerësimet.

Çfarë keni menduar që të ndryshoni në raport me ndeshjen e Francës dhe përballjen e parë në Islandë dhe meqë e njihni kundërshta­rin, çfarë shansesh besoni që kemi?

Duke ditur vlerat e Islandës, është e sigurt se do të bëj disa vlerësime. Sa herë bëhet fjalë për të luajtur pas tri ditësh, unë bëj gjithmonë 4, 5 apo 6 ndryshime nga sfida e parë. Sot ( dje) duhet që të shoh gjendjen e futbollist­ëve, por jam i orientuar të bëj ndryshime. Edhe për t'i dhënë skuadrës më shumë koncept sulmues, si në aspektin fizik, edhe në atë mental. Gjatë stërvitjes do të vlerësoj gjendjen e atyre që kanë luajtur, nëse ndonjëri ndien lodhje nga

ndeshja që kemi bërë dhe pastaj bëj ndryshimet. Por, me siguri që pesë lojtarë do t'i zgjedh me energji të reja, që janë gati për të luajtur në këtë përballje. Ndonjë mund të bëjë dy ndeshje. Për shembull, mbrojtësit i ndryshoj pak. Do të luajë Dermaku në vend të Mavrajt, e pastaj pjesa tjetër do të jenë të njëjtët. Nuk kam vendosur ende plotësisht, por në fazën mbrojtëse shpenzohet më pak energji në raport me mesfushorë­t që punojnë më shumë.

Dhe Roshi nuk do të jetë më në mbrojtje...

Është edhe për ta vlerësuar djaloshin, sepse dikush më tha se ka shumë vite që është pjesë e Groznit dhe luajnë me këtë sistem. Ai bën rolin e anësorit, vetëm se për aspektin mbrojtës, është edhe çështje përqendrim­i. Këtë gjë ndonjëherë mbase e ka më pak, sepse Roshi është shumë i zoti në fazën sulmuese. Edhe me Xhani De Biazin ka luajtur shumë kohë nga mesfusha e përpara. Ndonjë më ka thënë edhe që ai është i zoti vetëm 20 minuta apo 30 minuta në fund të ndeshjes, kur janë skuadrat të lodhura dhe mund të bëjë diferencën, por në fakt, sipas meje nëse ekziston përqendrim­i maksimal, mund ta bëjë edhe gjatë gjithë ndeshjes, sepse është një lojtar që për potenciali­n që ka është shumë i fortë. Ka forcë të madhe, kur shkon në fundore hedh në zonë topa interesant­ë ndaj është një futbollist që mund të shfrytëzoh­et më shumë se sa gjysmë ore, apo 20 minuta. Ndaj Moldavisë, kur e futa, e zgjidhi ai ndeshjen. Në 20 minutat finale, ka bërë një ndeshje të jashtëzako­nshme dhe luajti edhe në të majtë apo jo (qesh...), e nga kjo, mendova që nëse do ta bënte të paktën për një orë të njëjtën gjë, mbase mund edhe të shfrytëzon­im këtë avan

tazh. Por problemi i tij është faza mbrojtëse. Duhet thënë që janë gabime individual­e, por jo vetëm të tijat, por edhe në aspektin e përgjithsh­ëm. Në këtë rast, unë vendos edhe fytyrën time duke i kërkuar atij që të luajë në atë pozicion. E kisha edhe vetë parasysh se do të kishte ndonjë problem me kundërshta­rët që kishte përballë.

Mavraj nuk do të jetë në fushë, pse kjo zgjedhje? Çfarë ka ndodhur me të, ka probleme fizike, ka probleme teknike apo ka probleme për rolin e tij si kapiten në fushë?

Është një zgjedhje teknike. Përveç të gjithash, unë duhet që të bëj një vlerësim të të gjithë grupit dhe më duhet që t'u jap mundësinë për të luajtur të gjithëve. E kisha menduar që përpara këtë zgjedhje, edhe pse Mavraj është i zoti me kokë dhe duke ditur forcën dhe shtatlartë­sinë e islandezëv­e. Mirëpo, edhe atje kemi bërë mirë. Nuk kemi pësuar asnjë rast të rrezikshëm dhe goli ishte për gabim individual. E pamë që sistemi i tyre është jo loja, por shfrytëzim­i i goditjeve nga këndi, i rivënieve anësore dhe faulleve në afërsi të zonës, ama ne nuk kemi vuajtur asnjë top në ajër prej tyre. Në raport me këtë, do të vendos në fushë një skuadër që ofron siguri në aspektin mbrojtës. Asnjëherë nuk mund të jesh plotësisht i sigurt, por përpiqesh që të zgjedhësh lojtarët e duhur. Pra, përveç forcës për të sulmuar, zgjedh edhe të kesh forcë në aspektin mbrojtës dhe Dermaku është një i tillë. Ka bërë një ndeshje me ne dhe pasi të bëjë të dytën, do të kem edhe unë një vlerësim. Duhet ta kem për secilin lojtar.

Thatë se në Francë lojtarët dolën disi nga detyrat dhe nuk iu përshtatët konceptit të lojës që menduat. Keni frikë se do të dalin sërish nga detyrat apo keni besim që do t'i zbatojnë plotësisht?

Absolutish­t jo! Kundërshta­ri është mundësia jonë. E kam thënë që në fillim se kjo është një skuadër me cilësi të rëndësishm­e, por ne jemi në kushtet që mund ta mposhtim. Mirëpo, bindja vjen nga mendja. Nëse të gjithë lojtarët bëjnë detyrën e tyre në 100% të mundësive që kanë, me siguri që ne i kemi mundësitë për ta mundur Islandën. Jam shumë i bindur se do të bëjmë një ndeshje të madhe, kjo është edhe detyra ime për t'u dhënë besim në aspektin mental dhe për t'i motivuar, sepse dihet që pas një humbjeje të tillë, humori nuk është më i miri i mundshëm. Mirëpo, kemi folur dje (të dielën), kemi folur sot (dje) dhe është bindje e të gjithë grupit se do të bëjmë një paraqitje shumë të mirë, sepse ne i kemi mundësitë dhe sepse kjo skuadër ka cilësi. Sigurisht që është edhe detyra ime që t'u jap atyre instrument­et për të bërë mirë, për të dhënë rendimenti­n maksimal. Prandaj, më takon që të përmbysin situatën franceze dhe të futemi në fushë me bindjen maksimale të mundësive të tyre.

Kundër Francës ekipi ka shkaktuar vetëm 7 faulle. A duhet të ketë më shumë zjarr dhe të jetë më shumë agresive ndaj Islandës?

Ne jemi përpjekur që t'i bëjmë, por janë francezët që nuk i marrin. Sapo i bëjmë ne presion, ata e spostojnë topin pasi kanë lojtarë mesfushorë me fizik të fortë dhe teknikë të jashtëzako­nshme. Janë futbollist­ë të kompletuar. Jo më kot janë kampionët e botës. Mirëpo, ndaj Islandës duhet ndryshuar sjellja. Nëse ne punojmë mirë

dhe mbi të gjitha si skuadër, jo personalis­ht, pasi ekuilibri është aspekt vendimtar në futboll. Nëse një apo dy lojtarë vonohen në presing, atëherë bëhet e vështirë. Pra, kur dikush shkon të sulmojë për topin, duhet ta bëjë bashkë me të gjithë shokët e tjerë që bëjnë edhe ata lëvizjen e duhur. Kemi folur dhe kemi analizuar edhe defektet që patëm në Francë sot ( dje) në mëngjes. Por edhe aspektet pozitive, sepse pati edhe të tilla në Francë. Në 20 minutat e fundit, megjithëse ishte 3- 0, kur vendoseshi­m mirë, kemi bërë manovra të mira, me qarkullim topi dhe duke bërë atë që duhet. Disa prej tyre, edhe u konkretizu­an. Ishte aksioni i penalltisë, rasti me Abrashin që nuk arriti të reagojë mirë. pra kemi krijuar diçka. Siç ju kam thënë aspektet e mira, ju kam nënvizuar edhe ato negative, të cilat nuk duhet të përsëriten më. Të mos ndodhin më.

A varet e ardhmja juaj nga ndeshja me Islandën?

Këtë nuk e di ( qesh...). Kur humb ekipi, trajneri vihet në diskutim dhe është e drejtë që të ndodhë kështu. Unë jam i bindur se ky grup ka cilësi të mira. Detyra ime është që t'i përmirësoj, duke ecur përpara. Unë uroj që të mund ta vazhdoj këtë eksperienc­ë, sepse besoj se kemi akord me grupin, por edhe me federatën. Pastaj nuk është vendim i imi. Unë jam këtu 200% i përqendrua­r dhe dua që të bëj mirë. Jam duke bërë gjithçka është e mundur për të marrë rezultate të mira me këtë skuadër, por jo vetëm tani, por edhe për të ardhmen. Ky është objektivi im dhe dëshira ime. Pastaj kjo është një pyetje që duhet të shkojë te presidenti Duka. Varet nga ai, jo nga unë ( qesh...).

 ??  ??
 ??  ?? Elseid Hysaj dhe Ermir Lenjani gjatë një stërvitjej­e me Kombëtaren
Elseid Hysaj dhe Ermir Lenjani gjatë një stërvitjej­e me Kombëtaren
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania