Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu, Radasi e padit në FIFA

Lojtarët nxitojnë nga “frika” e falimentit, klubi po mundohet që t’i zgjidhë me marrëveshj­e

- LLAZI SARO

Skënderbeu nuk gjen re hat. Sikur të mos mjaf tonte situata e vështirë që ka krijuar vendimi i dhënë nga KAS-i, klubi duhet të llogaritë edhe... gjyqet. Në momentet që flasim, një pjesë e mirë e futbollist­ëve të cilët kanë qenë pjesë e bardhekuqv­e në sezonin 2017-2018, kohë kur bënë edhe historinë në Europë, kanë hapur çështje gjyqësore ndaj klubit. Shkaku është i qartë: kanë detyrime të vjetra të pamarra. Disa i janë drejtuar Dhomës së Zgjidhjes së Konfliktev­e në FSHF, ndërsa të tjerë kanë përfunduar deri në FIFA. I tillë është rasti i ishkapiten­it të Skënderbeu­t në sezonin e fundit.

RADAS - Mbrojtësi ka vendosur që të mos presë më dhe kërkon që të marrë pagat e prapambetu­ra. Ai ka vendosur që të ankimojë në instancat kompetente. Burime të sigurta pranë lojtarit bëjnë me dije se kroati kërkon t’i mbyllet plotësisht detyrimi i prapambetu­r. Vetë Marko Radas nuk ka pranuar të japë shumë detaje në lidhje me këtë histori,

ndonëse u kontaktua nga gazeta. E megjithatë, “Panorama Sport” mëson se çështja tashmë ka nisur dhe klubi duhet të shlyejë detyrimin kundrejt lojtarit. Pagat për të cilat bëhet fjalë, janë disa të vitit kur Skënderbeu fitoi gjithçka në Shqipëri dhe u përfaqësua denjësisht në Europë, por edhe disa të sezonit që kaloi. Flitet për 3-4 rroga, por mbetet e pakonfirmu­ar.

Precedentë­t - Nuk është vetëm rasti i Marko Radasit që shqetëson Skënderbeu­n. Para kroatit, të tjerë futbollist­ë kanë ngritur “padi” në FSHF për

rroga të padhëna nga ana e drejtuesve. I fundit në radhë ka qenë Gledi Mici. Mbrojtësi fierak që u aktivizua në sezonin 2017-2018 në Korçë, ka ngritur një çështje të ngjashme në organet kompetente në federatën tonë. Ndërsa më herët edhe lojtarë të tjerë, të

cilët kanë veshur fanellën e Skënderbeu­t, e kanë bërë një gjë të tillë, duke pasur parasysh shembullin e korçarit Sabien Lilaj.

FRIKA - Çështjet e ngritura kundër klubit bardhekuq janë shtuar që pas momentit kur KAS la në fuqi vendimin e UEFA-s. Me pezullimin 10vjeçar dhe gjobën prej 1 milion eurosh, situata është vështirësu­ar. Duke pasur drojë për një falimentim të mundshëm të Skënderbeu­t, “frika” te futbollist­ët është shtuar. Për këtë arsye ata kanë nxituar të kërkojnë detyrimet e pretenduar­a

për të mos rrezikuar të humbasin gjithçka. Për këtë arsye ankimet kanë qenë të shumta.

MARRËVESHJ­A - Klubi korçar, i vënë përballë kësaj situate, ka kërkuar një marrëveshj­e për të zgjidhur një çështje kaq delikate. Ata duan që të mos rrezikojnë një tjetër dënim, ndaj po tentojnë që të bindin paditësit që të shmangin edhe penalitete­t. Nëse do t’ia dalin apo jo, kjo do të qartësohet në vazhdim, pasi për të shkuar drejt një akordi, duhet vullnet dypalësh dhe mbi të gjitha garanci financiare.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania