Panorama Sport (Albania)

Pdhree i Sarrit ndaj Ronaldos: Do të bëj të shënosh më shumë se 40 gola

/ Zbulohet biseda e verës mes trajnerit

-

Dy ndeshje zyrtare me Juventusin, dy gola, edhe pse ai në Parma iu anulua me VAR, ndonëse ai nuk ishte aspak i bindur. Sezoni i dytë i Kristiano Ronaldos me Juventusin gjithsesi ka nisur me këmbën e duhur, ndryshe nga ai i kaluari, kur iu desh ndeshja e pestë për t’u zhbllokuar. Gjithsesi, në qendrën stërvitore bardhezi “Kontinaza”, kanë të tjera plane dhe këto shifra nuk janë ato të duhurat. Pikërisht kështu, sepse e përditshmj­a “TuttoSport” ka zbuluar fjalët e sakta të takimit mes Ronaldos dhe trajnerit Mauricio Sarri, pak ditë pasi 60-vjeçari hodhi firmën në kontratë dhe kërkoi që të kishte menjëherë një takim me liderin e bardhezinj­ve, i ndodhur në një prej bregdeteve franceze, në jahtin e fenomenit 34-vjeçar. “Këtë sezon do të të bëj që të shënosh më shumë se 40 gola. Do të ndërtoj gjithçka rreth teje, por mbi të gjitha do ta bazoj lojën time në mënyrë që t’i të shënosh realisht sa më shumë”. Ka qenë premtimi i Sarrit për Kristianon, ndoshta duke iu referuar edhe faktit se me idetë e lojës sulmuese që trajneri praktikon, iberikasi mund të thyente rekordin historik të Gonzalo Higuainit dhe 36 golave të tij, në sezonin e fundit me bluzën e Napolit, pikërisht nën drejtimin e 60-vjeçarit. Dhe këtë premtim, jo vetëm trajneri i ri i kampionëve të Italisë e ka marrë shumë seriozisht, por edhe vetë Kristiano, i cili që në dy ndeshjet e para është dalluar që luan më lirshëm në fushë, nuk ka më asnjë detyrë mbrojtëse dhe mbi të gjitha është më shpesh prezent në zonën e rreptësisë së rivalëve. Që Ronaldo është një “snajper”, këtë e tregon shumë lehtë historia dhe numrat e tij të frikshëm të arritur në karrierë, por në “Kontinaza” sapo të rikthehet nga grumbullim­i i Portugalis­ë, do të vazhdojë të punohet mbi planin e Sarrit. Madje, nga ndeshja e radhës në kampionat, të shtunën kundër Fiorentinë­s do të nisë zyrtarisht edhe “countdown”- i sezonal, sepse pas atij të shënuar kundër Napolit, CR7-ës i mungojnë edhe 39 të tjerë, për të mos lejuar trajnerin e tij që t’i ketë gënjyer në fytyrë...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania