Panorama Sport (Albania)

Statistika­t, Memushaj dhe Bare çelësi i fitores

Manaj shkëlqen edhe pa gol, Gjimshiti bën "ministrin e mbrojtjes". Roshi...

- OLSI TUJANI

Shqipëria fitoi ndaj Is landës me një rezul tat historik. Si asnjëherë tjetër në një kualifikue­se, kuqezinjtë realizojnë "poker". Vlerësimet? Notat? Ka shumë të dhëna që kërkojnë të ballafaqoh­en për të nxjerrë se kush ishte më i miri. Ka edhe shumë statistika që vlerësojnë një futbollist më shumë sesa një tjetër. Ama, për gjithkënd ka vetëm një shumatore në 90-minutëshin ndaj Islandës: Memushaj ishte magjik. GJIMSHITI "ALL IN" - U dëmtua dhe nuk e përfundoi dot ndeshjen, por ai ka numrin më të madh të topave të prekur nga kuqezinjtë. Praktikish­t, gjithçka nis prej tij. 6.4 për qendërmbro­jtësin e Atalantës, në vetëm 66-minuta, duke përfshirë edhe intervalin kur kuqezinjtë vuajtën shumë, pa harruar që luajti

disa minuta i dëmtuar.

HYSAJ & CO - Notat 7.2 dhe 7.1 respektivi­sht për Kastriot Dermakun dhe Elseid Hysajn, të dy me golat e parë nën ngjyrat kuqezi të Kombëtares. Të dy mes më të mirëve të takimit. Lenjani, me 6.2 barazon notën e Strakoshës. Pa shkëlqimin e dikurshëm në krah: vetëm 2 krose.

MESFUSHA E ARTË Vlonjati nuk është brilant, madje i tillë u tregua Rei Manaj me finten duke pasuar për Hysajn. Por Ledian Memushaj merr notën më të lartë të kuqezinjve, 7.8 sipas "Sofascore". Gjatë 90 minutave, ai ka 3 nga 3 duele të fituara, 77% saktësi në pasime, një asist dhe në total, ekuilibrat e munguar të Shqipërisë në mesfushë. Me të në këtë repart, edhe Keidi Bare (6.4) e Klaus Gjasula (6.7) ngjiten mbi mesatare. Mesfushori fierak bind në totalin prej 180 minutash bashkë me Francën, se është një nga ato bastet e fituara për dekadën në vazhdim. Ka forcë, grintë, guxim për të presuar deri në zonën kundërshta­re dhe, mbi të gjitha, saktësi me topin. Do t'i shërbejë shumë Shqipërisë. Çfarë mungon? Asgjë, i plotëson Gjasula. Në ndeshjen e tij të parë si titullar me Kombëtaren, mesfushori i jep lojës sonë vertikaliz­imet. Arma që nëse perfeksion­ohet me kohën, pas njohjes perfekte me shokët dhe precizonit, mund të bëhet "vrasës" për çdo kundërshta­r. Për saktësi, pesë topa të gjatë me saktësinë e duhur, nga nëntë tentativa prej tij.

SULMI - Potencë, gola, saktësi, por edhe veprime të mrekullues­hme si ai i Manajt në asistin për Hysajn. Cikalleshi e Manaj, respektivi­sht 7.4 dhe 7.1, bëjnë gjithçka që duhet. Komunikim i artë mes tyre teksa njëri preson në zonë dhe tjetri mbështet në një linjë të dytë. Hartë e shkelur në të gjithë fushën nga dy kuqezinjtë. Njëri me potencë, siç erdhi edhe goli (Cikalleshi) dhe tjetri me pjekuri, saktësi dhe cilësi, duke treguar se po rritet shumë dhe po rigjen formën ideale prej bomberi. Zëvendësue­sit, njerëzit e duhur. Veseli dha siguri prapa e Abrashi bëri si duhet mbrojtësin anësor. Ndërsa Roshi, "raketë" me dalje dhe me shpërthimi­n që solli golin. Me notën 7.5, ai vlerësohet maksimalis­ht, i aktivizuar në 28 minutat finale të ndeshjes. Njeriu që sjell fitoren, duke bërë diferencën atëherë kur duhet.

 ??  ??
 ??  ?? Ledian Memushaj, me fashën e kapitenit pas daljes së Hysajt duke festuar me shokët e ekipit
Ledian Memushaj, me fashën e kapitenit pas daljes së Hysajt duke festuar me shokët e ekipit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania