Panorama Sport (Albania)

Mema: Më ka mbledhur gjuri ujë, u përlota se humba Anglinë

U dëmtua me Kosovë U-21, mbrojtësi: Kam dhimbje

- Si ndodhi dëmtimi? Pamë që u përlotët... ERMAL SIKA

Lirim Mema e alarmoi jo pak Flamurtari­n. Ai dëmtim që pësoi me Shpresat e Kosovës u mendua fatal. E megjithatë, duket se më e keqja ka kaluar tashmë. Mbrojtësi i ka kryer të gjitha ekzaminime­t dhe të paktën nuk do të mungojë aq gjatë sa mendohej, ndonëse gjuri i ka mbledhur ujë dhe dhimbje ndien ende. Të paktën këto janë të dhënat e para, pasi 21-vjeçari nuk do të gjejë qetësi pa u konsultuar me mjekët specialist­ë dhe të marrë diagnozën përfundimt­are. Në një intervistë ekskluzive të dhënë për "Panorama Sport", kosovari rrëfen përjetimin dhe lotët pas atij dëmtimi. Ndien keqardhje që u detyrua të linte fushën në ndeshjen më të rëndësishm­e të karrierës, por beson se do të kthehet më i fortë. Nuk kishte si të mos fliste edhe për Flamurtari­n, ndërsa nuk ngurron që të paralajmër­ojë kthesën në

Gjirokastë­r.

Mema, ku gjendeni në këto momente?

Jam në Kosovë pranë familjes sime. Duhet që pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen me Kombëtaren U-21 të Kosovës, të pushoj.

Në çfarë shkalle është dëmtimi që pësuat kundër Anglisë?

Sot (dje) bëra ekzaminime­t. Nuk duket se është dëmtim i rëndë dhe kjo ka rëndësi. Gjuri ka mbledhur ujë. Kam dhimbje. Më duhet të pushoj pak dhe uroj të kthehem sa më shpejt për të dhënë kontributi­n tim te Flamurtari. Nuk e di ende sa do të zgjasë dhe sa duhet të qëndroj pushim, pasi për këtë duhet që në vazhdimësi të kontaktoj me mjekët e klubit. Por mendoj do të kem nevojë për pak kohë

pushim e më pas do të nis stërvitjen. Mora një goditje. Natyrisht që më vjen shumë keq. Ajo ishte një ndeshje shumë e rëndësishm­e për mua.

U përlota se më vinte keq. Asgjë më shumë. Është kënaqësi shumë e madhe të luash për shtetin tënd dhe të jesh titullar në ndeshje.

Të kalojmë pak te Flamurtari, pse zgjodhët pikërisht këtë ekip për të vijuar karrierën?

Flamurtari është klub me traditë. Kjo më bindi më shumë. Pastaj, doja edhe që të kisha një eksperienc­ë në kampionati­n shqiptar.

Si e vlerësoni Kategorinë Superiore?

Është një kampionat shumë fortë.

i

Çfarë nuk ka shkuar në këto tri ndeshje te Flamurtari?

Na duhet pak kohë si ekip për t'u mësuar me njëri-tjetrin. Them se në këto ndeshje na ka munguar edhe pak fati. Në skuadër kemi shumë kualitete dhe rezultatet do të vijnë.

Në fundjavë luhet me Luftëtarin, mendoni se do të vijë kthesa?

Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Por unë uroj dhe shpresoj që ne të dalim me fitore nga kjo transfertë. Me pak fat edhe mund t'i marrim tri pikët, pasi ekipi ka pasur kohë të mjaftueshm­e për ta përgatitur këtë ndeshje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania