Panorama Sport (Albania)

CR7, së shpejti debuton edhe si... pastiçier

“Goleador” edhe në biznes, dje promovoi linjën e veshjeve

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Një bomber në fushë, por po konfirmohe­t një bomber edhe në fushën e biznesit, pasi të paktën deri më sot, Kristiano Ronaldo ka vendosur që të bëjë disa investime të rëndësishm­e edhe jashtë sportit, projekte të cilave do t’u përkushtoh­et me kohë të plotë ndoshta, pas lamtumirës nga futbolli. Ditën e djeshme, Ronaldos iu dha një ditë më shumë leje nga klubi, pasi fenomeni portugez kishte vendosur që të promovonte edhe linjën e re të veshjeve për sezonin vjeshtë-dimër, modeli i të cilave ishte vetë ai. Për të pozuar dhe për të reklamuar disa nga “stilimet” e koleksioni­t “Playfectio­nism”, 34-vjeçari zgjodhi muzeun e automobili­zmit në Torino për të shkrepur disa qindra foto, ku në sfond të të cilave ishin edhe disa vetura shumë të vjetra të epokës. Nga ky prezantim vetë Ronaldo ka mbetur shumë i lumtur, pasi kur në qendër të aparatit fotografik është ai, suksesi është i garantuar. Por një tjetër lajm shumë interesant që ka qarkulluar dje në Torino është ai i hapjes së një biznesi të ri nga juventini. Siç raporton “Mole24.it”, Kristiano Ronaldo

shumë shpejt do të hapë në qendër të Torinos, konkretish­t në sheshin “San Carlo” një pastiçeri, një dyqan akulloresh ku sigurisht që tifozët e Juventusit nuk do të ngurrojnë që ta vizitojnë. Emri i pastiçeris­ë: “CR7 dhe Georgina Rodriguez”. Më origjinal sesa kaq për të reklamuar biznesin e tij të

radhës, pastiçeria që pritet të inaugurohe­t së shpejti në qytetin ku ai luan nuk mund të ishte, ndonëse ky ndoshta është vetëm hapi i radhës i ideve të biznesit që futbollist­i ka në kokën e tij. Deri më sot, përveç linjës së veshjeve, ai ka hapur prej kohësh linjën e veshmbathj­eve, “CR7 Underwear”,

rrjetin e hotelerisë “PestanaCR7” si dhe së fundmi klinikën e mbjelljes së flokëve në Madrid. Të gjitha këto iniciativa kanë qenë shumë të suksesshme deri tani, sidomos hoteleria me shtete si Nju Jork, Dubai, Katari, Kina dhe Kore e Jugut që kanë bërë kërkesa për zgjerimin e “Pestana-CR7”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania