Panorama Sport (Albania)

“Realizova ëndrrën, tani do bëj histori me Realin”

“Ja çfarë më tha Tite para se të futesha, mëkat për humbjen”

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Vinicius Xhunior bëri debutimin e tij me kombëtaren e Brazilit në miqësoren me Perunë. Sulmuesi i Realit të Madridit ka treguar emocionet e kësaj sfide dhe ëndrrën që realizoi duke luajtur përkrah idhullit të tij Nejmar.

Na thuaj pak se çfarë përjetuat dhe çfarë ju kaloi ndërmend kur Tite ju tha se do të bënit debutimin në kombëtare?

Një ndjenjë unike. Realizova një ëndërr. Ishin shumë vite punë, sakrificë dhe “luftë” për të mbërritur te kjo ditë. Po mendoja për familjen time dhe gjithçka ata kanë bërë për mua. Jetën e tyre e vunë në shërbimin tim për t’u bërë një lojtar i madh.

Çfarë ju tha trajneri Tite kur po futeshit në fushë?

Më tha që të isha i lumtur dhe të luaja me alegrinë që më karakteriz­on. Ai është një trajner i madh dhe një person i shkëlqyer. Më ka mbështetur dhe më ka mësuar shumë gjëra gjatë këtyre ditëve me kombëtaren. Më tha se duhet të përqendroh­esha te ndeshja, por rezultati nuk ishte ai që prisnim. Jam i trishtuar për këtë fakt.

Ju flisni sikur kemi arritur një objektiv të madh, por ishte thjesht debutimi...

Ishte shumë i rëndësishë­m për mua. E kisha objektiv të luaja me kombëtaren e madhe dhe ia dola. Tani më duhet të rikthehem te Reali i

Madridit i fortë fizikisht dhe mendërisht. Duhet të luaj mirë dhe të fitoj besimin e tifozëve të Realit. Vetëm duke luajtur mirë në skuadrën time do të rikthehem sërish në kombëtare. Dua të bëj histori me këtë fanellë.

Tite tha se ju shikon si

zëvendësue­sin e Nejmarit nga krahu i majtë, por në fund erdhi surpriza dhe ju luajtët si sulmues për të kaluar disa minuta me të në fushën e lojës...

Këtë mbrëmje do ta mbaj në kujtimin tim përgjithmo­në. Ishte një tjetër ëndërr e bërë realitet,

të luaja përkrah idhullit tim. Ishte surprizë e bukur për mua, sepse realisht nuk e prisja që të luaja dhe të kisha minuta përkrah Nejmarit.

Çfarë keni mësuar gjatë këtyre ditëve në kombëtare?

Shumë gjëra. Është impresionu­ese dhe e bukur të ndash dhomat e zhveshjes me lojtarë si Nejmar, Dani Alvesh, Tiago Silva, Kasemiro, Kutinjo, Artur dhe me një trajner të madh si Tite. Më dha shumë vëmendje dhe kjo më bëri të ndihesha mirë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania