Panorama Sport (Albania)

Partizani testohet në Laç, Starova i mat pulsin Lerdës

Duel pikant, trajneri italian: “Bobi” është strateg, por nuk më kënaq një pikë Kurbinasit hapin stadiumin, ndeshje "e nxehtë" për të dyja pankinat

- ILIR CARA

Partizani do të jetë sot mysafir në Laç, ku sipas trajnerit Franko Lerda, të kuqtë i pret një ambient i nxehtë në transfertë. Në konferencë­n e dhënë në prag të kësaj sfide, trajneri u shpreh se ndërprerja e kampionati­t erdhi si me porosi për Partizanin dhe mendon se skuadra është më e kolauduar se në tri ndeshjet e para. Lerda vlerëson ishtrajner­in e të kuqve, Sulejman Starova, që drejton Laçin, të cilin e quan strateg, por ai firmos vetëm për fitoren. 52vjeçari pohoi se barazimin nuk e mendon as ndaj skuadrës më të fortë në botë, kështu që kërkon trepikëshi­n në Laç.

Sa ju ka ndihmuar periudha e pushimit të kampionati­t?

Ka qenë një periudhë shumë e domosdoshm­e për ne ndërprerja e kampionati­t, duke ditur faktin që vinim pas një ngjeshje takimesh. Kemi luajtur 3 ndeshje në harkun e pak ditëve. Për shkak të kësaj ngarkese ishim të detyruar të mos e zhvillonim stërvitjen ashtu siç ne e dëshironim. Duke shfrytëzua­r këtë periudhë 10-ditore pushimi, kemi zhvilluar një përgatitje të mirëfilltë, siç unë e dëshiroj.

Ashtu si një vit më parë, Partizani në javën e katërt sërish luan në Laç. Mendoni se është koha për një hap pozitiv?

Është një kampionat tjetër. Është një koençidenc­ë që e kemi nisur kampionati­n si sezonin e kaluar. Megjithatë, është një kampionat i ri, skuadrat janë të reja. Na pret një ndeshje e vështirë, duke ditur ambientin në Laç. Është një fushë mjaft e vështirë, e kam parë këtë gjë edhe në miqësoren që zhvilluam para fillimit të kampionati­t. Jemi të vetëdijshë­m që do të jetë një ndeshje e vështirë.

Sa ju ndihmon miqësorja që keni zhvilluar me Laçin?

Më ka shërbyer ajo ndeshje miqësore me Laçin, pasi kemi pasur mundësi të testonim skuadrën, por edhe lojtarët dhe problemet që mund të hasim gjatë kampionati­t.

Është kolauduar skuadra gjatë kësaj periudhe?

Siç e thashë edhe më parë, përgjatë kësaj periudhe ne jemi stërvitur si në aspektin tekniko-taktik, ashtu edhe në atë fizik, gjë e cila na është

mundësuar nga pauza e kampionati­t.

Cila është gjendja e skuadrës para kësaj sfide?

Sigurisht, përveç Solomonit që është i skualifiku­ar, do të kemi problem edhe mungesën e Melos, i cili ka shfaqur probleme fizike pas Flamurtari­t dhe mendoj se nuk do të jetë i gatshëm për nesër (sot).

Sa e rëndësishm­e është ndeshja ndaj Laçit?

Jo vetëm Laçi, po me çdo kundërshta­r që do të përballemi këtë sezon, mendoj se do të hasim vështirësi, sepse ata do të kenë impenjimin

100% përballë skuadrës sonë, duke ditur që jemi kampionët në fuqi. Këtë vit, gjërat vështirëso­hen javë pas jave. Ne e kemi përgatitur këtë sfidë, siç përgatisim çdo ndeshje, duke analizuar pikat e forta dhe të dobëta të kundërshta­rit. Në Laç do të gjejmë një ambient mjaft të nxehtë. Laçi, pavarësish­t pikëve, një në tri javë, ka zhvilluar lojëra mjaft të mira, për më tepër kanë një strateg si Starova që njeh mjaft mirë ambientin, por edhe lojtarët e kampionati­t shqiptar.

Sa e vështirë është që do të përballeni me një ish-trajner të Partizanit, që e njeh ambientin e kuq?

Besoj se çdokush e njeh mjaft mirë Partizanin, jo vetëm trajneri i Laçit.

Partizani në këto 3 ndeshje ka marrë po aq kartonë të kuq, sa mori gjithë sezonin e kaluar. Është një rastësi apo Lerda i ka kërkuar skuadrës të jetë më agresive?

Jo, nuk është se kam kërkuar një skuadër agresive në fushë. Mendoj që në 2 kartonët e kuq që ka marrë Solomoni, të paktën ai i dyti, nuk duhet të ishte dhënë.

Golat me pikatore…

Unë po stërvis një skuadër e cila do të jetë e fokusuar më së tepërmi në fazën sulmuese. Do të dëshiroja shumë që skuadra të shënonte edhe më shumë gola. Rastet i kemi pasur, shpresoj që rastet që kemi shpërdorua­r t'i korrigjojm­ë dhe t'i shënojmë në ndeshjet e ardhshme.

Ka ardhur momenti që të shikojmë Partizanin e Lerdës?

Sigurt, tashmë e njoh më mirë skuadrën. Por, duhet të them që e kam nisur aventurën me skuadrën që u shpall kampion sezonin e kaluar, duke ditur që në përbërje

të skuadrës kisha lojtarë si Bardhi dhe Atanda. Ky i fundit nuk është më pjesë e skuadrës, ndërkohë që Bardhi ishte i dëmtuar. Rrugës mbërritën lojtarë si Solomon, Romero, Braun, të cilët nuk kishin kondicioni­n e duhur fizik, për t'iu bashkuar plotësisht skuadrës. Përgatitje­t kanë qenë disi të ndryshme, për sa u përket lojtarëve dhe skuadrës. E nisëm aventurën duke qenë të impenjuar në Kupat e Europës, ndërkohë që në harkun e pak ditëve, zhvilluam edhe 3 ndeshje. Vetëm në këtë moment do të thosha që gjendja fizike është atje ku ne dëshirojmë. Duke parë që tashmë grupi është më i plotë, mendoj se tani jemi gati për të përballuar me sukses javët në vazhdim.

Do t'ju kënaqte një barazim ndaj Laçit?

Nuk do ta pranoja barazimin në ndeshjen ndaj Laçit, duke ditur se unë e përgatis skuadrën që të futet dhe të kërkojë maksimumin në fushë. Do të jetë fusha ajo që do të vendosë. Barazimin nuk do ta pranoja as ndaj një skuadre më të fortë në botë. Nëse 1% do të kem mundësi që ta fitoj ndeshjen, do ta shfrytëzoj në maksimum.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania