Panorama Sport (Albania)

Interi kryeson i vetëm, Fiorentina gjymton Juventusin

Sfidë me pak emocione, por milanezët nuk falin. De Paul “skuqet” pasi goditi Kandrevën Zikaltërve u mjafton Sensi, Konte momentalis­ht i pari dhe i vetmi me pikë të plota

- Përgatiti: LEDIO NASE

-

Një metër e 68 dhe një nuhatje goli i mjaftojnë Stefano Sensit për të vendosur fatet e Inter-Udineze, me një goditje me kokë. Një sfidë ku pati pak raste nga të dyja skuadrat, me bardhezinj­të që ishin vendosur "pasqyrë" në fushë për të pakësuar rreziqet. Ndeshje e shënuar edhe nga kartoni i kuq i De Paulit në të 35-ën, pas një shuplake ndaj Kandrevës. Përfundon 1-0 për zikaltrit, të cilët fluturojnë të vetëm në krye të klasifikim­it me pikë të plota pas tri javësh, në pritje të Torino-Leçe.

I KUQ DHE GOL - Zikaltrit shkojnë menjëherë një hap larg golit: në të 5-ën Sensi bën spondë për Politanon, i cili zbret në qendër dhe nga limiti i zonës së rreptësisë lëshon të majtën; mposht portierin Muso, por topi përfundon në shtyllën e djathtë të kuadratit. Interi merr që në fillim kontrollin e situatës, duke qarkulluar lehtësisht sferën, edhe pse hasin vështirësi në finalizimi­n e aksioneve të ndërtuara. Pas Sensit përpiqet të krijojë rrezik Barela (i cili në një çast më vonë rrezikon seriozisht të përjashtoh­et me karton të kuq, por arbitri Marani e fal dhe i tregon të verdhin), goditja e të cilit në të 20-ën përfundon shumë larg portës. Ndërsa Udinezes i mungon thuajse totalisht faza sulmuese, përtej një tentative të Uollasit në të 24-ën, e cila do të nevojitej më shumë për të shqetësuar Handanoviç­in. Nëse arbitri për Barelën mendoi vetëm "paralajmër­imin", e kundërta ka ndodhur me De Paul. Në të 34-ën, argjentina­si, i provokuar nga Kandreva, reagon keq dhe godet me shuplakë të hapur italianin; gjest ky, që nuk u shpëton telekamera­ve dhe Guida në VAR thërret menjëherë kryesorin, i cili shuan çdo dyshim dhe përjashton drejtpërdr­ejt numrin 10 bardhezi. Formacioni i Kontes shfrytëzon superiorit­etin numerik dhe në të 44-ën thyen "murin" friulian, me Godinin që kroson për Sensin dhe mesfushori me kokë e dërgon topin në rrjetë.

DEBUTIMI I SANÇEZIT

Me rikthimin në fushë, Konte nuk kërkon lëvizje të rrezikshme dhe nxjerr Barelën për ta zëvendësua­r me Galjardini­n. Pa asnjë ndërrim taktik nga të dyja skuadrat, ndonëse bardhezinj­të ishin me një vetë më pak. Madje, ekipi i Maranit shfaqet më i bindur në gjysmëfush­ën rivale dhe në të 52-ën Lazanja i reziston markimit të Godinit, koordinohe­t mirë për goditjen, por Handanoviç si zakonisht

ndërhyn me vendosmëri dhe devijon në këndore. Me një lojtar më shumë, Interi mundohet të arkivojë fitoren. Në minutën 57 Politano i shkon pranë golit të dytë, vetëm se reflekset e Musos ia mohojnë. Tri minuta më vonë, Galjardini provon goditjen surprizë,

por mbrojtësi ekstrem i miqve nuk humbet përqendrim­in dhe dërgon topin mbi tra. Në fund, Politano i lë vendin Sançezit për debutimin e kilianit, i cili përpara përfundimi­t ndalet nga Muso. Rezultati nuk ndryshon, Interi i Kontes fiton sërish.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania