Panorama Sport (Albania)

Liverpuli merr arratinë, Siti e sheh me dylbi

Magjistari Firmino ndihmon në marshimin perfekt, humbet Pep Junajtid buzëqesh me Rashfordin, “baby” Çelsi fabrikon 5 gola

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Liverpuli bën pesë. Jo gola, por fitore në po kaq javë të Premier Ligës dhe vazhdon ta udhëheqë kampionati­n me pikë të plota, duke i parë të gjithë nga sipër. Një e djathtë fantastike e Vilems trembi “Anfield” në minutën e shtatë, por dopieta e Manesë riktheu kampionët e Europës në avantazh që në pjesën e parë ndaj Njukasëlli­t. Salah mbylli llogaritë me një gol “Play Station” për meritë të asistit gjenial të Firminos me thembër. Skuadra e Klopit mbërrin në mënyrën më të mirë të mundshme në takimin e parë të Champions-it kundër Napolit, ndërsa tekniku gjerman qan vetëm dëmtimin e Origit. Skuadra e Stiv Brusit u tregua e zonja, duke i goditur shpejt të kuqtë me diagonalen e Vilemsit, e cila u ndal në trekëndësh. Por pastaj erdhi dopieta e Manesë (28’ dhe 40’) dhe mbyllja e llogarive nga Salah në 72’, pasi finalizoi trekëndësh­in me Firminon. Braziliani e nisi nga stoli, por hyri në fushë në të 37’ pas dëmtimit të Origit. Dhe është njeriu që bën diferencën në fushë, veçanërish­t me prekjen me thembër me të majtën dhe asistin me të djathtën: një numër nga ato të shkollës së vjetër braziliane. Edhe goli i 2-1 i Manesë u frymëzua sërish prej tij. Morali: fitorja e 14-të radhazi në Premier Ligë për skuadrën e Klopit, që vazhdon të thellojë rekordin e klubit dhe ndeshja e 43-të në “Anfield” pa humbje. Napoli është i paralajmër­uar.

GAFË E SITIT – Humbja e parë e kampionëve të Anglisë në Premier Ligë vjen në shtëpinë e Noruiçit. “Kanarinat” ndëshkojnë gabimet e mbrojtjes së Guardiolës. Në “Carrow Road”, skuadra e Farkes e sheh veten në avantazh 2-0 në më pak se gjysmë ore falë golave të MekLin dhe Kantuell. Aguero rihap ndeshjen përpara pushimit, por Puki përfiton nga një gafë e Otamendit dhe shënon golin e tretë. Goli i Rodrit në 88’ nuk mjafton. Tani Pep e shikon Klopin 5 pikë larg.

TËRBOHET ÇELSI – Pastaj është radha e shiut të golave të ndeshjeve të orës 16:00. Njëri prej tyre mban firmën e Patrik Kutrones, me një prekje nga pak metra që shkurtoi në 2-4 rezultatin për Uolvesin ndaj Çelsit. Blutë e Londrës shënuan 4 gola me njeriun e momentit, Abraham (njëri në portën e tij), ndërsa Maunt mbylli goleadën e nisur nga goli spektakola­r i Tomorit. Shënojnë të gjithë lojtarët e akademisë dhe Lampard nis të korrë

frytet e talenteve të tij. Blutë po ngjiten, por mbeten ende -7 nga kreu.

JUNAJTID – Në kuotën e 8 pikëve, së bashku me Çelsin janë edhe Totenhemi, Mançester Junajtid dhe Lestëri. “Djajtë e kuq” mposhtin “dhelprat” në shtëpi falë një goli me penallti të Rashfordit në minutën e 8-të. Ndërsa Spërsat dhurojnë spektakël në derbin ndaj Kristal Palasit me golat që i shënojnë të gjithë në pjesën e parë. Dopietë spektakola­re e Sonit (10’, 23’), që i shtohet edhe goli i Lamelës (42’) dhe autogoli i Van Anholt (21’).

 ??  ?? Klop feston golin e dytë të Manesë
Klop feston golin e dytë të Manesë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania