Panorama Sport (Albania)

Benzema nderon Realin, Barcelona bën “manita”

Francezi u jep triumfin madrilenëv­e, por sa shumë vuajtje Nga 3-0 në 3-2, Eden Hazard debuton me fanellën “galaktike”

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Në pritje të shkëlqim it të Eden Hazardit, ky Real është i Karim Benzemasë. Belgu më në fund debutoi ditën e djeshme (bashkë me Militaon), por ndeshja ishte e francezit me 2 gola, një shtyllë dhe duartrokit­je të panumërta nga tifozët e pranishëm në “Bernabeu”. Skuadra e Zidanit fitoi 3-2 kundër Levantes, duke treguar lojë të bukur në aspektin sulmues, me tre gola, raste të pafundme dhe ndërhyrje të jashtëzako­nshme të portierit Aitor Fernandez. Por, gabimet në mbrojtje janë trashanike dhe e lejuan ekipin nga Valencia që nga 3-0 ta mbyllte ndeshjen 3-2 dhe t’i shkonte pranë barazimit në shtesë. Në Paris, Reali duhet të tregohet më solid në mbrojtje.

SUPER-KARIM - Zinedin Zidan ishte pa Bejlin e skualifiku­ar dhe me një listë të gjatë dëmtimesh si Asensio, Modriç, Isko dhe Valverde. Mesfusha ishte për t’u ribërë dhe francezi e zbret ekipin me skemën 4-2-3-1, ku Kros dhe Kasemiro qëndronin përpara mbrojtjes, ndërsa Vaskez, Hames dhe Vinicius në mbështetje të Benzemasë. Francezi bën çfarë të dojë, falë kualitetit që ka në këmbët e tij. Nëse duhet të ndihmojë shokët është perfekt, nëse duhet të bëjë bomberin nuk ka probleme. Goli i parë vjen pas një krosimi perfekt nga Karvahal dhe francezi kërcen mbi të gjithë, duke e dërguar në rrjetë. Nisja e ndeshjes të jep idenë e një goleade, ku sërish francezi dhe më pas Kasemiro i dërgojnë shifrat në 3-0. Reali dominoi totalisht këtë fraksion, teksa më parë Lukas Vaskez kishte goditur edhe shtyllën.

DEBUTON HAZARD - Reali i Madridit u relaksua në fillimin e pjesës së dytë dhe pas 4 minutash, Borha Majoral i ndëshkon, por nuk feston. Benzema pak minuta më vonë godet

sërish shtyllën. Goli i Levantes nuk e shqetëson Zidanin, i cili vazhdon sipas planit për t’u dhuruar debutimin Hazardit dhe Militaos në vend të Kasemiros dhe Ramosit. Zizu rindërtoi skuadrën me Krosin përpara mbrojtjes me treshen e sulmit Vinicius-Benzema-Hazard, duke u dhënë lirshmëri Hamesit dhe Marselos. Portieri Aitor Fernandez ishte spektakola­r në të paktën 3 raste dhe Levante gjen golin e dytë pas një goditjeje këndi me Meleron, i cili përfiton nga mungesa e vëmendjes së Karvahalit. Reali e humbi toruan në minutat e fundit të ndeshjes dhe në shtesë, Kurtua duhet të bënte një mrekulli, pasi Ruben Vezo goditi me kokë. “Bernabeu” u nervozua për këto minuta dhe për faktin që ndeshja kaloi nga 3-0 në 3-2. Zidan ka ende shumë punë në aspektin mbrojtës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania