Panorama Sport (Albania)

Luftëtari, “mat” me Filin vlonjatëve

Dopietë e sulmuesit fierak, trajneri grek debuton me fitore Flamurtari në “koma”, goli i parë i Vatnikajt si ngushëllim

- TOMOR SHEHU

Luftëtari kap “mat” me Fil(in) si në një lëvizje shahu Flamurtari­n. Më në fund, pas katër javësh kampionat, gjirokastr­itët kanë arritur fitoren e parë, duke gëzuar tifozët dhe drejtuesit pas atij starti me tri humbje radhazi. Në fakt, në edicionin e kaluar, bluzinjtë kanë qenë edhe më keq, pasi fillimisht pësuan katër humbje në po kaq javë në start dhe më pas gjetën fitoren. Dje kundër Flamurtari­t, protagonis­t absolut u bë pa dyshim sulmuesi fierak, Realdo Fili, i cili shënoi dy gola, duke u dhënë tri pikë të arta gjirokastr­itëve. Nga ana tjetër, Flamurtari u zhyt edhe më keq në krizë, duke konfirmuar në transfertë­n ndaj bluzinjve se ka vërtet probleme të mëdha. Luftëtari e meritoi plotësisht fitoren, madje mund të kishte shënuar më shumë gola nëse Fili, Renja, Oshafi dhe Ziaji do të ishin më të qartë para portës.

PJESA E PARË - Në debutimin e tij në pankinën bluzi, trajneri grek Jorgos Marantas kishte bërë disa ndryshime në krahasim me Klodian Duron. Në qendër të mbrojtjes luanin Demo dhe Lala, ndërsa në krahun e majtë, kapiteni Rapo. Edhe sulmi kishte risi, pasi vepronte katërshja: Ziaji dhe Renja nga krahët dhe Fili pas sulmuesit kryesor, Oshafit. Që në start është Renja që jep sinjalin e parë, ndërsa më pas qendërmbro­jtësi Lala nuk gjen shënjestrë­n pas goditjes me kokë. Gjirokastr­itët janë më kërkues, ndërsa Flamurtari qëndron në gjysmëfush­ën e vetë. Në majën e sulmit vlonjat luante për herë të parë këtë sezon Xhevahir Sukaj, por dukshëm me gjendje jo të mirë fizike dhe aspak i rrezikshëm për mbrojtësit bluzinj. Renja ka një mundësi të artë, por përballë Moçkës nuk ka shënjestrë­n e duhur. Më pas është sulmuesi gjirokastr­it, Ardit Ziaji, i cili i rikthyer pas një sezoni te Flamurtari, nuk arrin të mposhtë Moçkën. Pjesa e parë mbyllet 0-0.

PJESA E DYTË - Pas pushimit gjirokastr­itët e nisën në sulm, pikërisht aty ku e lanë. Fili del i vetëm me portierin, por Moçka mban në lojë vlonjatët duke evituar një gol të sigurt. Por nuk vonon shumë dhe një duel në zonë mes Deliajt e Oshafit detyron arbitrin Sino të akordojë 11-metërsh për Luftëtarin. Nga pika e bardhë është Fili që kalon në avantazh bluzinjtë dhe 1-0. Menjëherë trajneri i Flamurtari­t, Dritan Sadedini, bën dy lëvizje, duke

hedhur në fushë Vatnikajn dhe Çelajn. Të dy rezultojnë efikas, pasi bëhen rreziku kryesor në portën vendëse. Elian Çelaj, një ish-lojtar i Luftëtarit në sezonin e kaluar, me lëvizjet e tij nxjerr në pozicione shënimi. Në të vetmin moment kur mbrojtja bluzi nuk është e pozicionua­r mirë, vlonjatët godasin me Vatnikajn, që kërcen bukur në zonë dhe barazon. Flamurtari merr zemër, ndërsa Luftëtari kalon minuta paniku. Megjithatë, kur mendohej se gjithçka u mbyll 1-1, klasi i Filit u dhuroi fitoren e parë bluzinjve.

 ??  ??
 ??  ?? Çast nga ndeshja e djeshme në Gjirokastë­r
Çast nga ndeshja e djeshme në Gjirokastë­r

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania