Panorama Sport (Albania)

Lushnja dhe Apolonia, “zjarr” që në start

Kategoria e Parë nis me goleada, fitojnë edhe Besëlidhja me Kastriotin

- ALBAN ALUSHI

Apolonia e nis me këmbën e mbarë kampionati­n, duke marrë tri pikë në një transfertë të vështirë si ajo e Elbasanit. Fierakëve u ka mjaftuar një gol i mbrojtësit Nako në pjesën e parë për të marrë fitoren dhe bërë detyrën, ndërkohë që Elbasani del duarbosh nga "Elbasan Arena", edhe pse me pak fat mund të merrte...

Lushnja e nisi kampi onatin në shtëpi, por me dyer të mbyllura. Gjithsesi, mungesa e tifozëve nuk e pengoi skuadrën e drejtuar nga trajneri Ilir Gjyla ta niste me një “poker” golash garën, duke u dhënë një mesazh të qartë rivalëve. E nisi Canka dhe e përfundoi Sefa, dy goleadorët e Lushnjës, ndërkohë që shënuan edhe Ruço e Baze. Në mes kishte një penallti-gol të kapitenit të Shënkollit Danaj, të dhënë për “qejf” nga gjyqtari Muska. Shkallë të boshatisur­a dhe temperatur­a të larta. Ndeshja nis e qetë dhe Lushnja përpiqet të ngacmonte nga pak. Në minutën e 16-të vjen momenti i parë që u takon miqve. Kapiteni Ruben Danaj vepron bukur në të djathtë dhe nxjerr të lirë në qendër Grudën, i cili është i vetëm me Haremin, por goditja e sulmuesit të Shënkollit

pritet nga portieri lushnjar. Ka më shumë se një mundësi për Shënkollin që të marrë avantazhin. Ibrahimlla­ri komplikon situatën me një pasim drejt Haremit që korrigjon shokun. Lushnja është me fat në minutën e 22-të, kur kapiteni Danaj çan sërish në qendër, por përballë Haremit godet shtyllën. Më pas vjen reagimi i Lushnjës. Redon Danaj bën “portierin” në një gjuajtje të Sulkjes, ndërsa në minutën e 36-të Cankës i vjen topi me “porosi” brenda zonës, një goditje mjeshtëror­e dhe 1-0.

Pjesa e dytë është spektakola­re për Lushnjën, që pas pushimit është krejt tjetër skuadër, duke bërë volum të madh loje dhe duke krijuar raste pafundësis­ht. Që në fillim Sulkja me kokë mund të dyfishonte. Në minutën e 55të, Ruço me një gjuajte nga jashtë zonës, shënon një gol spektakola­r. Rezultati shkon 2-0 dhe vetëm pas 5 minutash ka penallti për Shënkollin. Kapiteni Ruben Danaj është i saktë dhe ndeshja rihapet, por luhet vetëm me një portë. Sefa dy herë me kokë nuk gjen kuadratin dhe vjen minuta e 70-të, kur Baze shënon golin e tretë me një gjuajtje brenda zonës. Në minutën e 82-të, Sefa devijon saktë me kokë një kros të përpiktë të Mones dhe Lushnja shënon golin e katërt. Një fund, Ervis Gjyla mund të kishte shënuar golin e pestë, por nuk gjen kuadratin. Lushnja merr tri pikë që në start dhe karikohet edhe më shumë para derbit me Apoloninë.

 ??  ?? Çast nga ndeshja e djeshme
Çast nga ndeshja e djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania