Panorama Sport (Albania)

Halili: Presidenti ka premtuar bonus për mua dhe Osmanin

-

Katër ndeshje, tre gola. Në takimin me Skënderbeu­n hyri shumë vonë në pjesën e dytë dhe në topin e parë serioz që kapi shënoi golin e avantazhit, pesë minuta para se të mbyllej takimi. Bëhet fjalë për Grent Halilin, sulmuesin e Tiranës dhe jo të birin e presidenti­t Refik Halili. Dhe, realisht, lojtari më i mirë në takimin mes Tiranës dhe Skënderbeu­t, u shpall autori i golit të dytë. Grent Halili, në mikrofonin e "SuperSport", sulmuesi zbuloi edhe një bonus të premtuar nga presidenti, babai i tij, Refik Halili, për të dhe Tefik Osmanin, hajmalinë e Tiranës.

Keni vënë bast të jeni golashënue­s i kampionati­t, pasi në katër ndeshje keni shënuar tre gola?

Bast nuk kam vënë, gjërat kanë shkuar më mirë se mendoja nga ana personale. Më gëzon fakti që fituam, sepse mbetemi në kreun e renditjes.

Cila është ndjesia për një sulmues të ri, që arrin të shënojë pothuajse në çdo takim?

Është më bukur kur futesh nga stoli dhe shënon sesa kur e nis titullar. Kam pasur një problem shëndetëso­r dhe nuk jam stërvitur shumë gjatë javës. Nuk e prisja dhe kjo ma shtoi më shumë gëzimin për

golin.

Çështja e kontratës, do të rinovoni me presidenti­n? Cili ishte mesazhi i parë pas ndeshjes?

Me presidenti­n nuk kam biseduar akoma. Më ka thënë se nëse vazhdoj të shënoj, më ka premtuar një bonus, bashkë me Osmanin. Që kur ka ardhur Osmani, kam filluar me të një bashkëbise­dim të gjatë dhe më ka sjellë fat. Motra më bëri një mesazh emocionues dhe do ta falënderoj në shtëpi.

Keni ardhur në një moment që vijnë rrallë në jetë. Duhet të jeni bashkë me ekipin, në çdo moment, e të mos tërhiqeni edhe nga një dëmtim i vogël…

E vërtetë, këto gjëra m'i kanë thënë. Këto këshilla i mirëpres gjithmonë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania