Panorama Sport (Albania)

Mema: Mema: Ja Ja çfarë çfarë më më tremb tremb tani tani

Trajneri i Tiranës: Me 1-0 nuk shkojmë asgjëkund dhe rrezikojmë shumë "Duhet të jenë të thjeshtë, të bëjnë golin e dytë dhe të sigurojnë takimin"

- OLSI AVDIAJ

Ardian Mema gjith monë është kritik për Tiranën. Trajneri kritikon bardheblut­ë për atë që treguan në fushë dhe pranoi se nuk do ta përtypte nëse skuadra e tij do të barazonte me dy gjuajtje në portë të Skënderbeu­t. Ama pavarësish­t kritikave, Ardian Mema u duk i kënaqur me fitoren ndaj Skënderbeu­t në shtëpi, por teknikun e shqetëson fakti që ekipi nuk është i thjeshtë dhe gjen golin e dytë me vështirësi.

Në mikrofonin e "SuperSport", Mema deklaroi se në disa raste, lojtarët i kap një vetëkënaqë­si dhe për këtë do të punojë në stërvitje.

Fitorja ndaj Skënderbeu­t, një tjetër tullë e vendosur në objektivin që keni në fundin e sezonit…

Më gëzuan tri pikët, sepse e pata thënë që ndeshja është e rëndësishm­e. Kjo ka qenë fitore me vlera, edhe si rezultat. Si lojë, bëmë mirë, edhe pse patëm probleme gjatë ndeshjes. Duhet të bënim disa gjëra më mirë. Do t'i shohim në analizë, ekipi pati mundësi për të shënuar. Këtë punë ka trajneri, që t'i çojë lojtarët te goli. Kemi falur shumë para portës dhe do të punoj në këtë aspekt.

Pësuat golin e parë. Ju shqetëson ky fakt, sepse është një nga ata golat e sezonit të shkuar?

E pashë golin, Doka e la kundërshta­rin bosh për të goditur portën. Një mbrojtës nuk duhet ta bëjë kurrë këtë gabim. Nuk besoj se do të ishte mirë që të përfundont­e barazim me një episod. Luajtëm më mirë se Skënderbeu dhe e kërkuam fitoren. Duhet të korrigjojm­ë gabimet në ndeshjen e radhës.

A ju duk sikur u futët në panik kur shkuat 1-0 dhe më pas barazimi i Skënderbeu­t me golin e Pollozhani­t?

E shoh edhe në një aspekt tjetër. E shoh te një vetëkënaqë­si që kanë lojtarët. Duhet të jenë më të thjeshtë dhe të administro­jnë rezultatin. Këtë e pashë edhe në Shkodër. Duhet të jenë të thjeshtë, të bëjnë golin e dytë dhe të sigurojnë rezultatin. Kjo na jep panik, pasi duke qenë 10,

nuk kemi garanci.

U kthyet te ndeshja me Teutën. Kur Skënderbeu po luante mirë, u kthye rezultati në favor. Pati disa shenja që lojtarët u dukën tekanjozë, pasi këto rezultate nuk kthehen gjithmonë?

Komenti është i qartë dhe i drejtë. Edhe kundërshta­ri të dikton ndonjëherë, sepse ngjeshet para portës së vet dhe është e vështirë ta çash. Shpresoj që të bëjmë diçka ndryshe dhe të shkojmë drejt kreut e ta ruajmë. Kjo do të na bëjë mirë për vazhdimësi­në. Kthimi i ndeshjes si me Teutën zbret poshtë linjat dhe është e vështirë të dalësh para. Do të përmirësoj­më problemati­kat gjatë ditëve në vijim dhe shpresoj t'u shkojnë gjërave ndryshe dhe bashkërish­t të shkojmë drejt kreut dhe kjo na bën mirë për vazhdimësi­në.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania