Panorama Sport (Albania)

Koçi kërcënon trajnerët dhe Ngonë, Imami një vrap në spital

-

Të pranishëm në stadium ishin presidenti i Tiranës, Refik Halili, dhe ai i Skënderbeu­t, Ardian Takaj, të gjithë të shoqëruar nga shumë miq.

5000 tifozë mbushnin shkallët e stadiumit në sfidën që herën e fundit pati edhe përplasje mes drejtuesve të të dyja skuadrave. Si zakonisht nuk munguan as ofendimet në kor të tifozërive dhe përplasjev­e në momente të caktuara, ku nga të dyja krahët u gjuajt me shishe.

Pas daljes së Gjergji Muzakës nga loja, kapiteni i Skënderbeu­t ishte Dejvi Bregu.

Mema proteston për një karton të padhënë për Dejvi Bregun që pengon Hoxhallari­n. Gjyqtari e këshillon se e ndëshkon trajnerin bardheblu. E njëjta histori dhe në pjesën e dytë me Majkëll Ngonë që proteston. Këtë herë është Mema ai që mundohet të qetësojë anglezin.

Trajneri i Tiranës disa herë i hakërrehet Kobinës që të luajë më lart, derisa ai bën atë që thotë Mema.

Andi Koçi kërcënon edhe Ilir Dajën që nëse vazhdon të flasë dhe protestojë, do ta nxjerrë jashtë fushe.

Elton Kale shpëton nga kartoni i kuq, pasi shkon të festojë me shokët golin e tretë, por nëse e shihte gjyqtari, mund ta ndëshkonte me të dytin të verdhë, edhe pse ndodhej në pankinë. Në fillim të lojës ka përplasje mes Gripshit dhe Bathës, me këtë të fundit që e godet me shpullë, ndërsa korçari e shtyn lojtarin e Tiranës.

Pas fitores 3-1, Eni Imami ka postuar një foto në një spital privat ku po bënte serum. Shkak është bërë një debulesë e vogël në fund të takimit.

Batutën e ditës e la Andi Lila. Mbrojtësi i Tiranës, i cili ishte në stadium, para se të shënohej goli i 2-1-shit u çua nga tribuna VIP dhe te tribuna e gazetarëve tha: "Po ndërroj vend, për çështje fati". Menjëherë Halili shënon edhe golin e avantazhit. Si zakonisht, Ilir Daja dhe Ardian Mema janë takuar me njëritjetr­in, ndërkohë që kur Daja po ikte, Mema ishte në konferencë­n për shtyp. Nuk munguan as përshëndet­jet në largësi.

Më në fund tifozët pranuan lojtarët që të festonin golin pranë "Tirona Fanatics", diçka që nuk ndodhte prej kohësh. Edhe pse tifozët gjithmonë janë polemizues me drejtuesit, skuadrën janë munduar ta mbajnë afër.

 ??  ?? Andi Lila dje në tribunë
Andi Lila dje në tribunë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania