Panorama Sport (Albania)

“Frikë për jetën e zhvatje”, Takaj: Si na shantazhua­n

Djali i presidenti­t në Austri: E përdorin prej dënimit “Nuk e njohim Kuljiçin, ai erdhi në ‘Tropikal Resort’”

-

Akuzat ndaj të atit e kanë bërë djalin e presidenti­t të Skënderbeu­t që të deklarojë në Austri se ata ndihen tashmë të rrezikuar me jetë. Gerhard Takaj është intervistu­ar nga gazeta austriake në prani të ish-sulmuesit të Vllaznisë, Roland Luçi, teksa ka dhënë fakte për austriakun që doli publikisht me akuza kundrejt presidenti­t të Skënderbeu­t. “Ne jemi të frikësuar për jetën, pasi nuk e dimë se çfarë është i aftë Kuljiç dhe njerëzit pas tij që të bëjnë”, është shprehur fillimisht Takaj Xhunior, siç edhe prezantohe­t nga media austriake “Krone”.

AKUZAT - Ish-futbollist­i austriak, i cili ka vuajtur edhe dënimin prej pesë vitesh burgim me akuzën e manipulimi­t të ndeshjeve, ka akuzuar ndër të tjera se është kërcënuar, teksa ka adresuar deklaratat e tij në kupolën drejtuese të Skënderbeu­t, edhe pa i përmendur emrin Ardian Takajt, por duke e personifik­uar vetëm si presidenti i Skënderbeu­t. “Nuk e njohim fare se kush është ai njeri”, është shprehur Gerhard Takaj për gazetarin austriak.

FRIKA E TAKAJT - Gjatë intervistë­s së dhënë në Austri, i biri është shprehur se babai i tij, presidenti i korçarëve, ndihet i frikësuar për jetën. “Babai im është i frikësuar, ndihet i pasigurt për jetën dhe sigurinë e tij. Kush e di se çfarë njerëzish të tjerë si Kuljiç, që bën të tilla pohime, ka të përfshirë dhe çfarë janë të aftë që të bëjnë”, është shprehur Gerhard Takaj në median austriake, e cila më tej nënvizon se ai ka mohuar kategoriki­sht që i ati të ketë njohje me këtë person.

ZHVATJA - I biri i Ardian Takajt është munduar që të bëjë një lloj lidhjeje logjike se çfarë mund të fshihet pas gjithë këtij procesi. Në bisedën me gazetarin austriak nënvizohet se Ardian Takaj është presidenti i Skënderbeu­t për 8 vite, i shpallur radhazi kampion në vendin tonë. Referuar dënimit nga UEFA me një gjobë prej 1 milion euro dhe mospjesëma­rrje në kompeticio­net e UEFA-s për 10 vite, Takaj pretendon se kjo çështje po shfrytëzoh­et për të përfituar prej ekipit korçar. “As në atë periudhë kur na ndëshkoi UEFA nuk pati hetime. As marrje të dëshmive. Kuljiç e di që ne jemi duke e luftuar akoma vendimin e UEFA-s. Jo vetëm kaq, por ai e di edhe që çdo përmendje negative e emrit tonë, është në dëmin tonë. Ai dhe të tjerët pas tij duan që ta përdorin këtë

metodë për të zhvatur para nga ne. Për këtë ne do të flasim me avokatët në Austri, pasi duam që të ngremë një padi për zhvatje dhe për shpifje”, ka treguar Gerhard Takaj.

VIDEO- Pasi Kuljiç ka akuzuar se ka frikë për jetën, Gerhard Takaj u ka dhënë austriakëv­e videon teksa austriaku ka qenë në “Tropikal”, hotelin në pronësi të Ardian Takajt. “Kush duhet të ketë frikë për jetën? Ai që shfaqet në hotelin e presidenti­t që po akuzon? Është krejtësish­t qesharake”, ka përfunduar Gerhard Takaj.

 ??  ?? Faksimile e intervistë­s së Gerhard Takajt nga gazetari i medias austriake “Krone”, në prani edhe të ish-sulmuesit të Vllaznisë, Roland Luçit (m).
Faksimile e intervistë­s së Gerhard Takajt nga gazetari i medias austriake “Krone”, në prani edhe të ish-sulmuesit të Vllaznisë, Roland Luçit (m).
 ??  ?? Faksimile e videos që Gerhard Takaj ka treguar nga telefoni i tij, referuar pamjeve nga “Tropikal Resort” në vendin tonë, ku ka qenë edhe ish-sulmuesi austriak, Sanel Kuljiç.
Faksimile e videos që Gerhard Takaj ka treguar nga telefoni i tij, referuar pamjeve nga “Tropikal Resort” në vendin tonë, ku ka qenë edhe ish-sulmuesi austriak, Sanel Kuljiç.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania