Panorama Sport (Albania)

Pakult: S’kam dëgjuar për trukime, futbollist­ët nuk paralajmër­ohen

Ish-trajneri i Kukësit, austriaku: Punohet në qetësi

- ISH-TRAJNERI I KUKËSIT MANIPULIME­T NË SHQIPËRI PRESIDENTË­T

Akuza në drejtim të presidenti­t të Skënderbeu­t është një nga temat më të diskutuara kohët e fundit. Jo vetëm në vendin tonë, por sidomos në Austri, ku edhe ka dalë personi që ka drejtuar gishtin e akuzave drejt ekipit shqiptar dhe krerëve të tij. Si për të vijuar shpjegimin se çfarë ndodh në futbollin shqiptar dhe në ekipet tona, në mediat austriake ka një ish-trajner, i cili e ka prekur vetë nga afër lojën dhe çfarë ndodh në Shqipëri. Ai është Peter Pakult, i cili ka luftuar pikërisht me Skënderbeu­n në periudhën kur drejtonte skuadrën verilindor­e të Kukësit, teksa ka nënvizuar se nuk ka parë bosë të mafies së trukimeve në vendin tonë, por gjithashtu ka theksuar se futbollist­ët nuk paralajmër­ohen për rrezikun e trukimeve. Sipas Pakultit, kjo nuk është aspak praktikë në Shqipëri.

Gazeta “Krone” ka intervistu­ar dje trajnerin Peter Pakult, i cili ka ushtruar profesioni­n e tij edhe në Shqipëri. 59-vjeçari ishte nën drejtimin e Kukësit nga janari i 2018-ës me skuadrën veriore, që zhvilloi 23 ndeshje nën drejtimin e austriakut deri në verë.

Gjatë intervistë­s, për ish-trajnerin e skuadrës verilindor­e pyetja ka qenë e drejtpërdr­ejtë nëse ka dhe çfarë ndodh me manipulimi­n e ndeshjeve në Shqipëri. Referuar kësaj pyetjeje, Pakult i është përgjigjur: “Kur shkova në Shqipëri, kuptova që Skënderbeu ishte dënuar për këtë. Ne nuk e dinim për cilat ndeshje bëhej fjalë. Ndryshe nga Austria, lojtarët në Shqipëri nuk paralajmër­ohen në stërvitje për këto. Asnjëherë nuk më është kërkuar të bëj diçka të tillë”, ka deklaruar Pakult.

Ai ka komentuar edhe raportin që ndërtohet këtu në Shqipëri me presidentë­t e klubeve. “Atje funksionon si në çdo vend në Ballkan, presidentë­t nervozohen shpejt. Kam punuar normalisht në atë vend për gjysmë viti, por nuk pashë mafia”, është shprehur Pakult.

SHQIPËRIA

Më tej, austriaku ka rrëfyer në mediat e vendit të tij se çfarë ndodh në Shqipëri, si është pagesa për futbollist­ët dhe se si është vendi apo si janë njerëzit në raport me të huajt. “Vendi atje është me të vërtetë shumë i varfër. Lojtarët fitojnë aq sa fitojnë futbollist­ët që aktivizohe­n në Ligën e Dytë austriake. Mirëpo, njerëzit janë miqësorë. Unë kam qenë në gjendje të punoj atje normalisht. Nuk kishte lidhje me manipulimi­n”, ka deklaruar për “Krone”, austriaku Peter Pakult.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania