Panorama Sport (Albania)

“Nuk kam asnjë lidhje me Kuljiç, sajesa të çmendura”

Reagimi ekskluziv i presidenti­t të Skënderbeu­t

-

Së mirës dhe së keqes duhet t’u hapësh derën kur të vijnë. Dikur, Skënderbeu dhe Takaj jetonin ëndrrën europiane dhe thurnin plane për më shumë sukses dhe lavdi. Ndërsa sot, situata është komplikuar tej mase. Korçarët nuk po dinë nga i marrin goditjet dhe rasti i fundit janë akuzat që vijnë nga Austria. Sanel Kuljiç ka deklaruar në mediat austriake se bosët e vërtetë të trukimeve janë në Shqipëri dhe sipas tij, njëri ndër ta është edhe presidenti i Skënderbeu­t. Nuk ia ka përmendur emrin, por dihet botërisht se Ardjan Takaj është kreu i klubit korçar. Takaj ka mbetur i befasuar, por ka hedhur poshtë me këmbëngulj­e çdo akuzë nga Kuljiç. “Ç’punë kam unë me këtë njeri? Ose më saktë, për çfarë më akuzon ky mua, se nuk e kuptoj?! Po kush është ky njeri, pra? Ç’lidhje ka me mua, me Skënderbeu­n dhe me Shqipërinë? Nuk e kuptoj fare nga doli kjo tani... Asnjëherë s’e kam parë. As nuk ia kam idenë kush është. Po sinqerisht, nuk e di fare more. Nuk e kam njohur kurrë, nuk ia kam idenë as se kush është dhe as se përse po e bën këtë. Jam i befasuar, por edhe i paqartë. Po më akuzon dikush që nuk e kam njohur kurrë në jetë dhe nuk kam pasur të bëj për asgjë me të. Ore, kjo është çmenduri. Nuk është as shpifje, por një çmenduri. E para një herë, nuk kam kërcënuar kurrë një njeri në jetën time dhe e dyta, a mund të më shpjegojë dikush se përse ankohet ky person dhe çfarë motivesh kemi pasur për ta kërcënuar? Jam realisht i paqartë se çfarë kërkon ky, por sigurisht që po thotë broçkulla”, ka deklaruar ndër të tjera Takaj, në reagimin ekskluziv për gazetën pas publikimit të akuzave në Austri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania