Panorama Sport (Albania)

Shkëmbi: Na penalizoi fusha, lojtarët e nënvlerësu­an Vllazninë

-

Teuta barazoi në shtëpi në një përballje ku mungoi shkëlqimi. Kjo gjë u evidentua edhe nga trajneri Bledi Shkëmbi, i cili në prononcimi­n pas ndeshjes për “SuperSport”, u shpreh i pakënaqur nga ajo çfarë skuadra e tij dha në fushën e lojës. “Duhet të fitonim, kishim dëshirë dhe ishim përgatitur për të luajtur ndryshe. Vllaznia u mbrojt dhe me meritë na mori pikë. Edhe fusha sot (dje) ishte në ditë të keqe, plus era apo dielli. Ishte më e thjeshtë për Vllazninë për t’u mbrojtur në këtë terren, sesa për ne që donim të shënonim me çdo kusht. Mund të them që bëmë volum, por cilësi pamë shumë pak. Edhe rastet i patëm të pakta. Unë jam i kënaqur se si kemi luajtur deri më tani, duke hequr këtë takim. Starti më i vështirë se vjet? Nuk e thashë për t’u justifikua­r, por duke e krahasuar me vjet, ka momente të vështira. Kemi qenë te 2-3 skuadrat që kemi shënuar më shumë, tani po vuajmë. Janë afruar disa lojtarë. Çyrbja e kishte herën e parë që po luante prej dëmtimit, Khalid ka 5 ditë që ka ardhur. U duhet pak kohë, ndaj sa më shumë të stërviten, aq më mirë do të bëjnë. Unë kam qejf që të them diçka jo të mirë për futbollist­ët e mi, por po pohoj që ndoshta ndonjë e nënvlerëso­i kundërshta­rin. Prisja diçka ndryshe nga reparti i sulmit. Nuk ishte 100% gati për të ndihmuar ekipin. Gjatë gjithë javës kemi folur që Vllaznia është ekip i vështirë. Eksperienc­a ka të bëjë në këto situata. Shpresoj të punoj i pari që të mos ndodhë kjo, e kam parë atë lloj nënvlerësi­mi te ndonjë futbollist”, përfundoi Shkëmbi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania