Panorama Sport (Albania)

Laçi kërkon ndihmën e tifozëve për të mundur "demat"

Klubi ka vendosur që hyrja në tribunën përballë të jetë falas për laçianët

-

Kampionati i vërtetë i Laçit pritet që të nisë sot, kur kurbinasit presin në fushën e tyre kampionët në fuqi, Partizanin. Starti ka qenë jashtë çdo parashikim­i për laçianët, pasi në tri javë kanë marrë vetëm një pikë dhe për momentin janë më mirë vetëm se Flamurtari i vendit të fundit që ka zero pikë. Kështu që, takimi i sotëm me të kuqtë shikohet "liri a vdekje" për kurbinasit, pasi një tjetër hap i gabuar mund të lërë pasoja. Gjithsesi, te Laçi nuk mungon optimizmi, edhe për faktin se për herë të parë trajneri Sulejman Starova do ta ketë të plotë grupin e futbollist­ëve, pasi në dispozicio­n ka edhe dy sulmuesit brazilianë, Teko dhe Stenio Gracia Dutra. Duke ditur situatën ku ndodhen dhe shkallën e vështirësi­së që paraqet kundërshta­ri, drejtuesit e Laçit kërkojnë edhe ndihmën e tifozëve vendës për të arritur fitoren ndaj Partizanit. Presidenti Laska ka vendosur që hyrja për tifozët laçianë në tribunën përballë të jetë pa biletë dhe klubi shpreson që mbështetja të jetë e madhe, në mënyrë që në fund të gjithë së bashku të shikojnë fitoren e parë për këtë sezon. Në dallim nga sezonet e shkuara, kurbinasit kanë bërë ndryshime në çdo repart dhe koha e pakët në dispozicio­n shikohet si faktori penalizues që grupi nuk ka qenë i harmonizua­r në tri javët e para. Ndërprerja e kampionati­t u ka ardhur në ndihmë, kështu që të besuarit e trajnerit Sulejman Starova kërkojnë që sot të tregojnë forcën reale dhe të marrin fitoren e parë. Sa i përket formacioni­t, risia pritet të jetë braziliani Teko, i cili pritet të debutojë ndaj "demave të kuq".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania