Panorama Sport (Albania)

Duro: Kukësi, ia del në Ballsh

Trajneri: Kemi mungesa të rëndësishm­e, por pres maksimumin nga ekipi ndaj Bylisit "Dihet se cilët janë pretendent­ët për titull, por rrugës mund të ndryshojë situata"

- SKERDILAID SULOZEQI

Trajneri Shpëtim Duro e mori me vonesë drejtimin e Kukësit, ndaj me një muaj përgatitje ai arriti që të maksimizon­te idetë e tij në lidhje me ekipin. Futbollist­ët e kuptuan dhe iu përshtatën atij e tashmë Kukësi duket se ka një fizionomi, atë të Shpëtim Duros. Edhe pse te verilindor­ët pati shumë hyrje-dalje, lojtarëve të rinj si Musta, Obanor, Gavazaj, ai u gjeti vendin e duhur, pa harruar ata që gjeti, si Valon Ethemi, Vesel Limaj, Edis Maliqi dhe Vasil Shkurtaj. Kukësi është kolauduar dhe ka marrë rezultate pozitive, duke zhvilluar edhe lojëra interesant­e. Trajneri Duro kërkon ta ruajë ecurinë, edhe pse sot ka përballë një skuadër për t'u vlerësuar, si Bylisi. Në një intervistë për "Panorama Sport", 59-vjeçari komenton ndërprerje­n e kampionati­t, e cila i ka bërë mirë ekipit, por disa dëmtime i kanë hapur punë. Gjithsesi, Duro ka besim te ekipi. Sa për garën, ai thekson se është vetëm fillimi, por Partizani dhe Kukësi janë dy rivalët kryesorë.

Sa ju ka shërbyer kjo pauzë e kampionati­t, ka ndikuar për mirë apo për keq në skuadër?

Sigurisht që kjo periudhë pushimi na ka shërbyer duke pasur parasysh që kemi zhvilluar 4 ndeshje në një periudhë shumë të shkurtër 12ditore, dhe në këtë kuadër ky pushim ishte shumë i domosdoshë­m, si fizikisht ashtu dhe psikologji­kisht. Por, krahas këtyre kemi pasur dhe disa probleme me 2-3 lojtarë, por gjithsesi ishte një periudhë që na shërbeu pozitivish­t.

Çfarë ndeshjeje prisni në Ballsh dhe a mund të themi se fitorja është detyrim në këtë transfertë?

Patjetër që ndeshja e Ballshit, si çdo sfidë tjetër e kampionati­t, është e rëndësishm­e, sepse është një betejë

e një lufte gjatë gjithë zhvillimit të kampionati­t. Kemi kundërshta­r një skuadër të fortë, e ndërtuar mirë, e jo rastësisht ndeshjen e fundit e fitoi 3-0 me një kundërshta­r si Skënderbeu. Pres të zhvillohet një ndeshje e bukur nga të dyja skuadrat, ku ne do të mundohemi të marrim maksimumin.

Ka diçka që ju shqetëson para kësaj ndeshjeje?

E thashë dhe më lart që kemi shqetësime, gjatë kësaj periudhe ishin të paparashik­uara. Janë tre lojtarët që nuk janë të gatshëm për këtë takim. Janë dy futbollist­ë që

kanë qenë shumë në formë në fillim të kampionati­t, Valon Ethemi dhe Emiljano Musta, të cilët kanë dëmtime të trashëguar­a dhe do t'u duhen 2-3 javë që të rikuperohe­n. Kanë luajtur të sforcuar me shqetësime­t përkatëse. Natyrisht që kemi dhe Teqjen, i cili është dënuar nga Komisioni i Disiplinës me dy ndeshje. Janë mungesa të cilat natyrisht do të na vlenin shumë, por futbolli ky është. Unë pres shumë nga ata që do të zëvendësoj­në këta lojtarë. Kam besim te të gjithë çunat në ekip. Jam i bindur që secili do japë më të mirën e

vet.

Na jepni disa arsye pse Kukësi juaj është më i fortë se Partizani dhe rivalët e tjerë në garën për titull?

Kampionati sapo ka filluar. Nuk mund të dalin pretendime­t se kush është më i fortë në tri javët e para. Kampionati është i gjatë, do seriozitet, do përqendrim çdo javë. Sigurisht që Partizani, Kukësi, të cilët kanë qenë protagonis­të prej vitesh, apo Tirana, Teuta e ndonjë skuadër tjetër që mund të korrigjohe­t rrugës do të jenë në luftë për objektivat e tyre gjatë kampionati­t.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania