Panorama Sport (Albania)

Dovedan: Bylisi, gati për fitoren e radhës

-

Bylisi pret në shtëpi Kukësin në javën e 4-t të Kategorisë Superiore. Ballshiotë­t vijnë në këtë takim pas fitores 3-0 kundër Skënderbeu­t në Korçë, ndaj kërkojnë të ruajnë ecurinë pozitive edhe në këtë takim. Nga ana tjetër, përballë do të jetë një nga skuadrat më në formë të Superiores, Kukësi. Bylisi sot do të kërkojë 3 pikët e radhës ndaj verilindor­ëve në sfidën që do të zhvillojë në "Adush Muça". Ballshiotë­t pas pushimit dyjavor do të jenë më solidë dhe skuadra ka "oreks" për fitore. Kjo pasqyrohet në ambiciet e presidencë­s, por edhe synimet e stafit dhe lojtarëve. Trajneri Veljko Dovedan ka besim se skuadra që ai drejton do ta fitojë sfidën me Kukësin. Para ndeshjes, trajneri i Bylisit ka pohuar se skuadra e tij është në rrugë të mbarë dhe pret fitoren ndaj Kukësit. Cila është gjendja e skuadrës para takimit me Kukësin? Mund të them, nga ajo që kemi punuar dhe që unë kam parë te skuadra, se jemi në rrugë të mbarë, sigurisht edhe më solidë dhe në vështrimin tim, duke parë edhe kundërshta­rin, theksoj se do të jetë një ndeshje e fortë. Sa e njihni kundërshta­rin e radhës? Ashtu si çdo koleg imi, edhe unë mundohem t'i njoh kundërshta­rët, aq sa mua më interesojn­ë që të përgatis ekipin tim që të jetë më lart se ata në fushën e lojës dhe për të marrë maksimumin e pikëve. Dua të flas më shumë për Bylisin, sepse në vijim të garës, pritshmëri­të tona janë më të mëdha.

Që do të thotë se synoni fitoren e radhës...? Patjetër, unë besoj te lojtarët e mi, të cilët kanë vlera dhe janë një grup shumë i mirë. Unë kam thënë pas Durrësit që ky grup ka shumë për të treguar, jemi shumë të bashkuar, pasi lojtarët e mi kalojnë shumë kohë bashkë. Kështu që, duam fitoren ndaj Kukësit edhe për faktin se luajmë në shtëpinë tonë.

Kjo periudhë dyjavore ju ka ndihmuar që skuadra të kompaktëso­het dhe afrimet e fundit të kapin formën?

Sigurisht. Kemi punuar me shumë intensitet dhe unë besoj se tashmë edhe lojtarët që kanë ardhur në limitet e merkatos, do të japin më të mirën. Bylisi do të jetë më i fortë tashmë. Erjon Saliu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania